Kryesia e Shoqatës dhe anëtarët e saj, kanë ndjekur, me shumë vëmendje situatën e fundit në Kosovë . Vërtetë situatata deri në zgjedhjen e qeverisë së re , pas zgjedhjeve të 6 tetorit zgjati pak si shumë, por rëndesi ka që ajo mori udhë sot në Parlamentin e Kosovës, ku Albin Kurti u zgjoll si Kryeministër me 66 vota .
Duke shpresuar se qeferia e re do të ndryshojë situatën në Kosovë për mirë dhe z. Albin Kurti të ketë bërë zgjedhjen e duhur , që zhvillimi ekonomik të ecë me ritëm të kënaqshëm ,ku të hapen vende të reja pune , ku rinia të mos largohet nga vendi , për shkak të papunësisë dhe te situatës së rënde që ka sjellë politika e shkuar nën drejtimin e PDK.
Parlamenti filloi sot me debate të shumta ndaj , nga opozita, ku ju kërkua , që ketë kujdes , se cfarë i ka premtuar elektoriatit, në zgjedhje . Edhe pse ai kishte premtuar se nuk do të kishte lidhje me pakicën serbe , ai kërkoi votat e tyre , per krijim e qeverisë.
Bashkimi kombëtar që kish trumbetuar me të madhe gjatë fushatës as qe u ndie më për atë temë.
Përbërja e qeverisë së Kosovës
Qeveria e re e Kosovës do të ketë gjithsej 15 ministri, dy zëvendëskryeministra, dhe 33 zëvendësministra.
Kryeministër i Kosovës – Albin Kurti (VETËVENDOSJE)
Zëvendëskryeministër i parë – Avdullah Hoti (LDK)
Zëvendëskryeministër i dytë – Haki Abazi (VETËVENDOSJE)
Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporë – Glauk Konjufca (VETËVENDOSJE)
Ministër i Integrimit Evropian -Blerim Reka (VETËVENDOSJE)
Ministre e Drejtësisë – Albulena Haxhiu (VETËVENDOSJE)
Ministre e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit -Hykmete Bajrami (LDK)
Ministër i Financave dhe Transfereve – Besnik Bislimi (VETËVENDOSJE)
Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike – Agim Veliu (LDK)
Ministër i Ekonomisë, Punësimit Tregtisë, Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Investimeve Strategjike – Rozeta Hajdari (VETËVENDOSJE)
Ministër i Mbrojtjes – Anton Çuni (LDK)
Ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit- Lumir Abdixhiku (LDK)
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Besian Mustafa (LDK)
Ministër i Shëndetësisë – Arben Vitia (VETËVENDOSJE)
Ministre e Kulturës Rinisë dhe Sportit – Vlora Dumoshi (LDK)
Ministre e Administrimit të Pushteti Lokal – Emilia Rexhepi (Grupi 6+, pakicat joserbe)
Ministër për Komunitet dhe Kthim – Dalibor Jevtiç (Lista Serbe)
Ministër për Zhvillim Rajonal – Ivan Milojeviç (Lista Serbe)
Mendojme se do ta ketë pak të vështirë për ta përballuar gjithë këtë presion që ka filluar që ditën e parë të tij , si Kryeminister të Kosovës .
Gjithsesi ne emer të Kryesisë dhe të të gjithë antarësisë së Shoqatës Alba- Dansk , qeverisë se re me në krye z. Albin Kurti si Kryeministër të shkoj përpara dhe ti shërbejë popullit të tij !
KRYESIA E SHOQATÊS ALBA – DANSK


Leave a Reply