Ndër këngët më njohurat mbesin “Zogu i plagosur”, “Antigona”, “Sot është ditëlindja jote” dhe “Unë të dua”
Është ndarë nga jeta mbrëmë në orët e vona një nga këngëtarët më të njohur në Kosovë, Irfan Blakçori.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të ditur në Facebook miqtë e tij. Përveçse këngëtar, Blakçori ishte edhe tekstshkrues dhe e bëri publikun për vete me zërin unik dhe tekstet e bukura që shkruante.
Irfan Blakçori u nda nga jeta në moshën 62-vjeçare. Irfan Blakçori u nda nga jeta në moshën 62-vjeçare. Blakçori ka qenë punëtor i RTP-së së dikurshme. Pas mbylljes së këtij institucioni, u shpërngul në Bruksel të Belgjikës. Ishte autor i mbi 200 këngëve, ndër të cilat më njohurat mbesin “Zogu i plagosur”, “Antigona”, “Sot është ditëlindja jote”, “Unë të dua”. N.Gj
Shekulli.com.al


Leave a Reply