Ndarja e Robert Berishës dhe Nora Istrefit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave së fundmi dhe dyshja vazhdojnë ende të komentohen për veprimet e tyre pas ndarjes.
Roberti ndërkohë ka deklaruar se është beqar dhe një rast për të mos u humbur këngëtarit i ka ardhur sot.
Këngëtarja shqiptare që ka sjellë vetëm hite, Jeta Faqolli e ka shprehur hapur pëlqimin nga Robertit e ftuar në emisionin “Mirage”.
E pyetur me kë do kalonte një natë, me Lorik Canën apo me Robert Berishën, Jeta zgjodhi këtë të fundit duke thënë: “Ah, po tani, Nora le të më fali, sepse Roberti është beqar dhe atë po zgjedh”.
Gjatë kësaj interviste Jeta ra në sy edhe për ndryshimin në pamje, me flokët bionde me balluke.
Gazeta SHQIP


Leave a Reply