PSE TELEVIZIONI ME DREJTOR SOKOL BALLËN, ËSHTË LËNË JASHTË LISTE?/ Sipas njoftimit zyrtar, fondi nga taksat publike, do akordohet në datën 14 tetor 2019, ndërsa reklama në “Klan”-in e betonit dhe “Top”-in e “miellit”, do fillojë ditën e vendimit të KiE, propagandë që do të vazhdojë në mënyrë periodike, deri në datën 31 dhjetor 2019; duke transmetuar fotografinë e kryeministrit Rama me Presidentin e SHBA, Donald Trump; takimet e bëra me Angela Merkel në Gjermani dhe komente, me analistë të “Rilindjes” në dy ekranet
Pas zbatimit të VKM nr. 240, datë 04.04.2019, të sajuar e firmosur nga Edi Rama; me të cilën u dhuroi nga 700 mijë euro taksa publike, dy televizioneve private pro-qeveritare “TOP Channel” të Vjollca Hoxhës (Bajraktari) dhe “TV-Klan” të Sandër Frangajt; kryeministri ka bërë gati, “llokmën” tjetër financiare për dy “tellallët” tij mediatik.
Nëse 7 muaj më parë, pagesa u bë për të heshtur ndaj skandaleve me PPP-të, për kriminalizmin e parlamentit, qeverisë, policisë e procesit zgjedhor monist e rrumpallë të bashkive; kjo pagesë 200 milionë lekë, ka lidhje me reklamimin e 9 kushteve të vendosura nga Gjermania; jo si dështim, por si “arrritje e madhe qeveritare, në rrugën drejt BE”.
Këtë pagesë reklamash në “Top”-in e Vjollcës dhe “Klan”-in e Sandrit; kryeministri Rama, ka vendosur ta realizojë nëpërmjet Gramoz Ruçit, me shërbim printimesh e publikimesh, për gjoja “nevoja emergjente parlamentare”.
Burime nga Kryesia e Kuvendit që kanë bërë gati letrat e tenderit fiktiv e na kanë raportuar, këtë aferë të qeverisë me dy televizionet private, kanë saktësuar, se 200 milionë lekët, do t’i jepen “Top Channel” e “TV Klan”.
Secili, do marrë nga 100 milionë lekë; si pagesë për të bërë propagandë pozitive pro qeveritare, për 9 kushtet e vendosura nga Gjermania dhe për vendimin e negociatave, që do të marrë KiE; ndërsa materialin e reklamës do ta serviri të gatshëm zyra “Fuga”.
Tashmë pagesa është gati; po kështu propoganda ka nisur të bëhet në “Top Channel” e “TV Klan”, ndërsa në datën 14 tetor do të bëhet tenderi formalisht, ku fituese do shpallen dy agjencitë e reklamave të televizoneve të Vjollës e Sandrit./Pamfleti/


Leave a Reply