Disa persona raportohet se janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në qytetin e Fierit.
Ngjarja ka ndodhur në urgjencën e spitalit, mbrëmjen e sotme.
Një person i armatosur ka hyrë në Urgjencën e Spitalit dhe ka qëlluar me armë.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se ka ndodhur një sherr mes dy grupeve, të cilët në fillim janë konfliktuar me sende të forta, ndërsa më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve.
Ky sherr ka ndodhur në Levan dhe të plagosurit kishin shkuar më pas në Fier për të marrë ndihmë mjekësore.

Njëri prej të përfshirëve në sherr ka ardhur në spital me armë dhe ka qëlluar.
Në spital kanë mbërritur forcat e FNSH.
Sipas drejtorit të policisë, Andon Marku janë shoqëruar dy persona në polici, ndërkohë që bëhet me dijeni se dy shtetas janë plagosur me armë zjarri dhe dy të tjerë me armë të forta.
Sipas tij, njëri prej agresorëve i ka marrë pistoletën policit të patrullës dhe ka qëlluar brenda ambienteve të spitalit.
Drejtoresha e spitalit, Nevila Shake bën me dije se të plagosurve po u ofrohet ndihma e specializuar.
Burimi/j.l./ dita


Leave a Reply