Është gjetur në Elbasan, Albion Daja, djaloshi 13-vjeçar, i cili ishte larguar nga familja e tij pre 3 ditësh. Familja e tij bëri apel dje në TV A1 REPORT për ta gjetur. Fillimisht lajmi u mësua nga qyteti i Elbasanit, më pas nga korrespondenti i Durrësit Artur Korriku u mësua se djaloshi ishte gjetur në stacionin e fundit të autobusit në Elbasan, pranë varrezave të qytetit. Sipas korrespondentit tonë djaloshi ka shpjeguar largimin nga banesa me tutelën që i kishin vendosur familjarët e tij. “Unë jam i vogël, më mbajnë në tutelë” mësohet t’u ketë thënë 13-vjeçari policisë në momentin kur është gjetur. Më pas policia shoqëroi vogëlushin në banesën e tij.
MBREME INFORMACIONET E PARA
Mbrëmë pas publikimit në Shqiptarja.com dhe televizionin A1Report të zhdukjes prej dy ditësh së një 13-vjeçari nga Durrësit erdhën edhe informacionet e para për Albion Dajën. Babai i djalit të humbur ishte shprehur për A1Report se ka marrë një telefonatë përmes së cilës i kanë thënë se Albioni është parë dje në mesditë në një lokal në qendër të qytetit të Durrësit duke blerë një shishe ujë. Informacioni u bë i ditur nga një grua e cila deklaroi tek prindërit nëpërmjet telefonit, se 13-vjeçari ishte parë pranë Pallatit të Sportit, dje rreth orës 12:00.
Shekulli
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply