“Alfabetet
Debati për gjuhën standarde vazhdon për një pjesë gjuhëtarësh edhe sot. Por 100 vite më parë, patriotët dhe intelektualët dhanë zgjidhjen më të madhe të mundshme për gjuhën. Ishin tre alfabete që diskutoheshin në atë takim, alfabeti i Stambollit, alfabeti i shoqërisë “Agimi” dhe alfabeti shoqërisë “Bashkimi”. Komisioni i ngritur nga kongresi zgjodhi si më të përshtatshme alfabetin latin të shoqërisë “Bashkimi”. Komisioni i kongresit përbëhej nga kryetar i komisionit, Gjergj Fishta, nënkryetar Mit’hat Frashëri, sekretar Luigj Gurakuqi dhe anëtarë Ndre Mjeda, Bajo Topulli, Sotir Peci, Gjergj Qiriazi, Shahin Kolonja etj.”
1. Sotir Peci, delegat i dy kolonive shqiptare të Bukureshtit dhe Amerikës.
2. Parashqevi Qiriazi, delegate e Shkollës së Parë Shqipe të Vashave në Korçë.
3. Gjergj Qiriazi, delegat i Manastirit.
4. Dhimitër Buda, delegat i Elbasanit.
5. Simon Shuteriqi, delegat i Elbasanit.
6. Kamber Efendi Sejdiu, delegat i Elbasanit.
7. Lef Nosi, delegat i Elbasanit.
8. Refik Bej Toptani, delegat i Tiranës.
9. Leonidha Naçi, delegat i Vlorës.
10. Bajo Topulli (ose emri i ilegalitetit.
11. Çerçiz Topulli, delegat i Gjirokastrës.
12. Bexhet Bej Frashëri, delegat i Gjirokastrës dhe i nënprefekturës së Elbasanit.
13. Mit’hat Bej Frashëri, delegat i Klubit të Shqiptarëve të Selanikut dhe Janinës.
14. Shefqet Bej Frashëri, delegat i Korçës.
15. Thoma Avrami, delegat i Korçës.
16. Sami Bej Pojani, delegat i Korçës, i dërguar nga Misioni Ungjillor Amerikan.
17. Grigor Cilka, delegat i Korçës, i dërguar nga Misioni Ungjillor Amerikan.
18. Mihal Grameno, delegat “Bandës së Lirisë” Korçë.
19. Hafiz Ali Korça (Ali Vasfiu), delegat i Korçës.
20. Haxhi Jashar Efendi Bitincka, delegat i Shkupit.
21. Av. Akil Eftimiu, delegat i kolonisë shqiptare të Kostancës (Rumani).
22. Hilë Mosi, delegat i Shkodrës. Kryetar i shoqërisë “Gegnia”.
23. Luigj Gurakuqi, delegat i Shkodrës. Kryetar i klubit “Bashkimi”, si dhe delegat i arbëreshëve të Italisë.
24. Mati Logoreci, delegat i klubit “Bashkimi” Shkodër.
25. At Gjergj Fishta, delegat i Shkodrës. Kryetar i shoqërisë “Bashkimi”.
26. Dom Ndre Mjeda, delegat i Shkodrës. Kryetar i shoqërisë “Agimi”.
27. Shahin Bej Kolonja (Ypi), delegat i Kolonjës. (Deputet i “Parlamentit Turk”).
28. Sulejman Fiqiri Efendi Starova, delegat i Starovës.
29. Adam Shkaba, delegat i Sofies (Bulgari).
30. Dhimitër Mole, delegat i Filipopolit (Bulgari).
31. Nyzhet Bej Vrioni, delegat i Beratit.
32. Zenel Bej Caco (Glina), delegat i Leskovikut dhe Dishnicës. Përfaqësohet nga..
33. Fehim Bej Zavalani, delegat i kolonisë shqiptare të Misirit.
34. Izet Bej Zavalani, delegat i Follorinës.
35. Dom Nikollë Kaçorri, delegat i Durrësit.
36. Hazis Hoxhë Efendi Lila, delegat i Bërzeshtës (Librazhd).
37. Maliq Elmaz Bej Frashëri, delegat i Nakoletes (Azia e Vogël).
38. Xhemal Bej Frashëri, delegat i Ohrit.
39. Abdyl Bej Ypi (Kolonja), delegat i Starjes (Pogradec).
40. Petro Nini Luarasi.


Leave a Reply