Çfarë emocionesh…….
Gëzoju jetës, se je ende i ri- them Elidonit.
Pas 19 vjetësh……
Elidoni më zhyti në kujtime, duke sjellë ndërmend vajtjet e mia nëpër burgjet e Europës, ku takoja djemtë shqiptarë të dënuar, pa bërë asnjë krim..Ky fenomen ndodh, sepse shteti ,nuk do tia dijë për shtetasit e tij….
Pas 19 vjetësh,
Elidoni, personazh dhimbjeje në shkrinet e mia, që nga viti 2000, shfaqet pa pritur, përballë meje.
Si gjihmonë isha duke pirë kafe, vetëm.Kështu dëshiroj, madje lutem, që të mos ma paguajë njeri.Krejt papritur përballë meje një djalosh, që më përqafon pa më marrë lejë dhe ulet në tavolinë.
U befasova dhe e pyes.Kush jeni?
Ju jeni gazetarja, kam ditë që ju kërkoj, pasi takova nënën, të kërkova ty…
.Nuk po kuptoja..kush ishte ky djalë që u përlot?
Jam Elidon Abazi, djali nga Vlora, që ke bërë dhjetra shkrime për mua.Të ka ardhë nëna ime në shtëpi, të ka shqetësuar në rrugë…Në këtë rrugëtim të gjatë dhimbjeje për të, per djalin e vetem, ti i ke qëndruar në krah, pse u binde që unë isha i pafajshëm.
Erdhi dita të takoj, pas 16 vjetësh burg që bëra në Itali, u futa 20 vjeç dhe sot jam 36.Isha dënuar 26 vjet, por letra që formuat ju dhe iu dërgua Papës, më lëroi….
Ouuuuuuuu, Elidoni thashë dhe u ngrita ta përqafoj.
Po po, u kujtova, djali i vetem i Nadires..Kisha bërë shumë shkrime, madje shkrime revolte ndaj drejtësisë italiane dhe deri në Strtasburg, që kishte dënuar djalin nga Vlora, që nuk kish asnjë lidhje me incidentin, që ndodhi më 24 korrik të vitit 2000. përplasje e një skafi me mjetin e Financës italiane,ku humbën jetën 2 financierë dhe 3 kladestinë kurdë.
Elidoni provon që kishte shkuar më parë emigrant në Itali….
Ishin të gjitha provat që flisnin për pafajësinë e tij, por, duhej dënuar një shqiptar.. edhe pse nuk ishte autori i krimit……
Në fund të bisedës së gjatë me Elidonin, e pyes:
I di autorët e vërtetë të incidentit?
Po, më thotë.Ata janë mbytur.
Gëzoju jetës, se je ende i ri- them Elidonit.
Janar 2019.
Shkruar nga Zenepe Luka
Burimi/Facebook
Nadire Abazi letër Papës për djalin
Vlorë-Albania, 25 gusht 2006
Letër
Unë që po ju shkruaj quhem Nadire Abazi, banoj në qytetin e Vlorës në Shqipëri. Me dhimbjen që përjeton një nënë,po ju shkruaj me zemër në dorë,me shpresën e vetme se do të ndërmjetësoni për të riparuar këtë padrejtësi që ka bërë drejtësia italiane,duke shkelur në mënyrën më flagrante të drejtat e një emigranti shqiptar,djalit tim të vetëm Elidon Abazi.
Im bir,Elidoni dënuar me 26 vjet burg nga drejtësia italiane me akuzën si skafist,vrasës i dy financiarevë italianë,por e vërteta është krejt tjetër.
Elidonin do të vuaj një jetë në burg për veprën e kryer nga të tjerë dhe prova e vetme janë disa kladestinë kurdë që janë detyruar nga policia për të treguar me gisht djalin tim që është arrestuar padrejtësisht dhe nuk janë marrë në konsideratë provat,dëshmitë që janë në qytetin e Vlorës.Nëse Konsullata do të kish bërë të mundur vajtjen e dëshmitarëve në gjyq,atëherë do të provohej katërcipërisht pafajësia e Elidonit,do të provohej se Elidon Anazi,nuk ka asnjë lidhje me incidentin që ndodhi më 24 korrik të vitit 2000.
Po ju sqaroj me detaje rreth të vërtetës.
Djali im Elidon Abazi është dënuar me 26 vjet burg,që e kryen në burgun e Tarantos,pasi i kanë vënë në kurriz një akuzë të tmerrshme: Vrasës. E vërteta është se djali im për shkak të gjëndjes së rëndë ekonomike,që ka filluar punë qysh në moshën 13 vjec,ka shkuar sikladestin në Itali më 22 korrik të vitit 2000,ndërsa ngjarja e rëndë,përplasje e një skafi me mjetin e Financës italiane,ku humbën jetën 2 financierë dhe 3 kladestinë kurdë,ka ndodhur më 24 korrik. Gjykata italiane ka bërë gjykim të njëanshëm,pa marrë në kosideratë provat që vërtetojnë pafajsinë e tim biri dhe konsullata italiene në Vlorë nuk dha vizë për ti paraqitur këto prova në gjyq.Kaluan 6 vjet që im bir rri në burg,ndërsa duhet të vuajë edhe 20 vite të tjera,dënim ky, i vendosur mbi padrejtësinë e shtetit italian.
Duke qënë se besojmë tek i madhi Zot, tek Papa që është përfaqësuesi i tij në tokë, tek Amnesty International, që ndërhyn kur shkelen të drejtat njerëzore,shtrijmë dorën për ndihmë,për të zbardhur të vërtetën në bazë të fakteve dhe provave.
Kërkojmë që në emër të të drejtës njerëzore, të studjohen provat e grumbulluara, të dëgjohen dëshmitarët,të respektohet zëri i një qyteti të tërë,që e dinë dhe ju garantojnë se Elidon Abazi ,nuk ka asnjë lidhje me incidentin e 24 korrikut dhe se dihet nga të gjithë se kush ishte skafisti që bëri incidentin,që tashmë është i huimbur në det.
Djalit tonë i jnë shkelur të drejtat,i është vënë në kurriz akuza vrasës,ndërsa po të njihen provat,ai do të fitojë menjëherë pafajsinë.
Jeta e djalit tonë është në duartë e Zotit dhe të organizmave që merren me shkeljen e të drejtave të njeriut,të cilat shpresojmë se do të angazhohen dhe do të vënë në lëvizje cështjen.
Jam në pritje të përgjigjes Suaj.
Me respekt e shpresë
Nadire Abazi
Lagje Pavarësia Skelë Vlorë Albania.
politologjia.com


Leave a Reply