Kryesia e shoqates Alba – Dansk ,uron te gjithe anetaret dhe simpatizanet e kesaj shoqate me rastin e vitit te ri 2019 duke u uruar
GEZUAR E PER SHUME VJET VITIN E RI 2019!
Qofte nje vit i mbare per te gjithe ju me sukse dhe ralizime ne te gjitha sferat e jetes suaj. Le te gezoni se bashku te gjithe me familjet tuaja kete feste te madhe familjare.
Edhe shoqata Alba – Dansk e mbylli nje vit te vepriptarise se saj ,me shume aktivitete ,me shume njohje te reja dhe antare te rinj te shoqates sone. Ishte nje vit i mbushur me plot veprimtari nga me te ndryshmet,duke e bere te njohur kulturen ,traditen shqiptare ne cdo veprimtari te organizuar ne bashkepunim me shoqatat e vendeve te ndryshme te botes ,por dhe me institucionet daneze.
Jemi krenar per kete qe kemi arritur si shoqate,sepse zeri yne degjohet kudo. Ne jemi ata qe i kemi vene shpatullat punes dhe kemi dhene maksimumin tone ,qe keto aktivitete te tregojne vlerat tona me te mira.
Nuk mburremi me kete qe kemi arritur,sepse ne duam te ecim edhe me perpara dhe te bejme gjera edhe me te mira jo vetem per antaret tone te shoqates ,por edhe per te krijuar lidhje dhe dhene kontributin tone edhe ne trojet tona shqiptare.
Te nderuar antare, sipmatizante, miq te shoqates tone “Alba- Dansk” , ju bejme me dije se vitin tjeter shoqata jone feston 10 – vjetorit e themelimit te saj, ku na presim dhe shume pune per te bere, por do te prezantojme arritjet tona gjate ketyre 10-viteve te ekzistimit te shoqates. Eshte dashur shume pune per te ardhur deri ketu, shume kohe e shpenzuar, por qe ja kemi dale me shume sukses edhe pse na ka marre nje pjese te kohes tone te lire, por dhe nje pjese te buxhetit tone familjar, por ne i kemi qendruar ne krye me cdo cmim, per te bere dicka te bukur, per anetaret tane, per simpatizanet dhe miqte tane te mire dhe kete do te vazhdojme ta bejme edhe ne vitin 2019 !
Te nderuar anetare te Shoqates Alba – Dansk !
Te nderuar te rinj !
Te nderuar bisnesmene shqiptare dhe danez !
Jeni te mireseardhur me projektet tuaja. Ku me mire se ne shoqaten Alba – Dansk do te gjeni realizimin e projekteve dhe te inisiativave tuaja. Ne jemi ne dispozicionin tuaj ,ndaj mos hezitoni te na kontaktoni. E kete bejeni sa me pare qe te na lini kohe dhe ne te perzgjedhim ato ide dhe projekte me te mira per tia derguar Komunes se Kopenhages per miratim.
Kjo eshte Shoqata Alba – Dansk ,ku te gjithe njerzit vleresohen njesoj.Ne jemi shoqata e te gjithve.
Edhe njehere : GEZUAR VITIN E RI 2019 ! GEZUAR !
Kryesia e Shoqates ” Alba – Dansk”
Danimarke – Kopenhage , 31/12/2019


Leave a Reply