Familja e Hysen Zhupanit në Shijak, burrë, grua dhe tre fëmijë jetonin nën rrënoja. Por, kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë. Familja është bërë me shtëpi të re. Me anë të një shënimi në “Facebook”, kreu i qeverisë shkruan:
“MIRËMËNGJES 😀 dhe me Hysenin e familjen e tij që këtë javë u rikthyen në oborrin e shtëpisë së rrënuar, ju uroj një fundjavë të qetë 😊
Në fund të muajit gusht Rama pa nga afër kushte e kësaj fëmije të varfër. Ai në atë kohë postoi një video në rrjetin social “Facebook”. Rama i tha kryefamiljari dhe fëmijëve se gjithçka do të ndryshonte.
MIRËMËNGJES 😀dhe me Hysenin e familjen e tij që këtë javë u rikthyen në oborrin e shtëpisë së rrënuar, ju uroj një fundjavë të qetë 😊
Slået op af Edi Rama i Fredag den 12. oktober 2018
“Do shihemi shpejt, para se te vije dimri, do ta rindërtojmë. Ta kisha dhënë fjalën që do vija, por nuk e prisja që ishte kaq e tmerrshme”- u tha Rama.
“Mirëmëngjes, Kjo sot është ndryshe. Shumë ndryshe. Por desha ta ndaj me ju pa bërë asnjë koment. Ditë të mbarë të gjithëve miqtë e mi 🙏”- shkruante Rama në videon e tij të postuar më 31 Gusht.
tiranatoday.com


Leave a Reply