Australia pritet që të bëhet vendi i parë i botës që do të eliminojë kancerin e qafës së mitrës, e krejt kjo me anë të një vaksine, trasmeton gazetametro.net.
Vendi është rrugës së duhur për të përmbushur këtë mision në katër apo më pak gra nga 100.000 raste për çdo vit, gjë e cila do të mund të zhduk plotësisht këtë lloj kanceri deri në vitin 2028.
Studimi që është publikuar gjatë së mërkurës tregon se ky kancer do të mund të konsiderohej si ‘i rrallë’ deri në vitin 2022.
Ndërsa pritet që deri në vitin 2034 nga 100.000 gra të prekura, vetëm një rast prej tyre të përfundojë më vdekje.
‘Këto janë lajmë të mrekullueshme për të gjitha gratë në Australi’, ka thënë profesor Karen Canfell, drejtor në Këshillin e kancerit NSW.
Ndryshe, kanceri i qafës së mitrës është përhapur shumë viteve të fundit.
99.7 përqind të rasteve ndodhin si pasojë e infektimit me virusin Human Papillomavirus (HPV), i cili merret përmes mardhënieve seksuale./gazetametro.net


Leave a Reply