Identiteti i tre grabitësve shqiptarë që terrorizuan Athinën me vjedhjet e tyre, janë zbuluar sot nga policia greke.
Ata cilëson si anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal. Shqiptarët e arrestuar janë Adrian ose Ronald Çobo, 34 vjeç, Thanas Hysi (me disa emra), 45 vjeç, si dhe Vladimir Genaj, 31 vjeç.
Që nga muaji maj i vitit 2018, tre “skifterët” shqiptarë kanë realizuar disa vjedhje me armë dhe shënjestra kanë qenë kryesisht shtëpi dhe apartamente në jug të Atikës, sidomos në zonat e pasura si Vuliameni, Vari dhe Glyfada.
Grupi kryente grabitjet në mënyrë profesionale dhe të organizuar. Ata visheshin me rroba të posaçme për të mos lënë asnjë gjurmë gishtërinjsh apo imazhe në kamerat e sigurisë. Policia sqaron se shqiptarët grabisnin sendet me vlerë dhe më pas largoheshin me makina të vjedhura.
Ata kanë arritur të fitojnë mbi 200 mijë euro nga shitja e sendeve të vjedhura.
Tre grabitësve iu sekuestruan: Dy automjete, tre pistoleta, dy thika, 5800 euro, fishekë të ndryshëm, dorashka dhe kapuçë për mbulimin e fytyrës, bizhuteri, orë dhe monedha të vjetra, dy shkarkues elektrik, një llak piper, telefona, lëndë narkotike, ID të rreme dhe patenta shoferi.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply