
Dhënia fund e praktikës së paligjshme të marrjes nga dy anë vë në vend ndershmërinë dhe fondet në sistemin e pensioneve.
Nga Ana Lovakoviç për Southeast European Times në Sarajevë – 17/01/13
Zyrtarët po premtojnë të ndjekin penalisht veteranët që tërheqin në mënyrë të paligjshme dy pensione. [AFP]
Kroacia dhe Bosnjë dhe Hercegovina (BiH) po shqyrtojnë përfitimet e veteranëve për luftëtarët në luftën e 1992-1995 dhe njoftuan se ata që janë në dy lista e morën pensione nga të dy vendet do të ndiqen penalisht.
Autoritetet thanë se dyshojnë se shumë njerëz që në mënyë të paligjshme kanë marë dy pensione — anëtarë të Ushtrisë Kroate ose Këshillit të Mbrojtjes Kroate (HVO) që luftoi në BiH — kanë bërë kështu kryesisht në gjashtë vitet e shkuara.
Presidenti i Kroacisë Ivo Josipoviç e përshëndeti vendimin dhe tha se kjo do të lehtësojë të dy sistemet e pensioneve.
“Kjo nuk është çështje ushtarake, por çështje ndershmërie në sistemin e pensioneve. Çdo individ mund të marë vetëm një pension,” tha Josipoviçi.
Ministria e çështjeve të veteranëve e FBiH-së nisi një kontroll në të cilin zbuloi se Ljubo Çosiç Rojs, gjeneral-lejtënant në pension i HVO-së, mori pensione nga të dyja vendet në shumën 2000 euro në muaj.
E drejta e Rojsit për pensionet iu mohua menjëherë.
Zhivko Budimir, president i FBiH-së, ishte gjithashtu në listë për marrjen e dy pensioneve, por e ndali praktikën kur mori funksionin më 2010.
Autoritetet thanë se listat e të gjithë anëtarëve të HVO-së do të rishqyrtohen e krahasohen me listat origjinale në Kroaci.
“Luftëtarët u kompensuan mbështetur në dekorimin nga ish-Presidenti Franjo Tuxhman me medaljen me tre gjethe të Kroacisë. Kemi prova se disa prej tyre falisfikuan dokumente, veçanërisht në Bosnjën qëndrore, për të fituar disa të drejta në Kroaci. Ata që ushtruan të drejtat mbështetur tek medalja me tre gjethe do të përjashtohen nga ushtrimi i të njëjtave të drejta në BiH,” tha përSETimesZukan Helez, ministër për çështjet e veteranëve të FBiH-së.
Kandidatët për një pension mbështetur në statusin e veteranëve në BiH duhet të nënshkruajnë një deklaratë se nuk marrin gjithashtu një pension nga Kroacia. Ata që mund të merrnin pensione nga të dyja vendet duhet të zgjedhin njërin vend.
Autoritetet e BiH-së thanë se do të ngrenë akuza penale për dhënien e deklaratave të rreme rreth marrjes së pasurive të përftuara në mënyrë të paligjshme.
“Çdokush që nuk është në listën origjinale do të ndiqet penalisht sipas ligjit penal të FBiH-së. Sanksionet shkojnë nga gjoba në burg, në varësi të rëndësisë së rastit dhe shkelësit do të duhet të kthejnë të gjitha paratë e mbledhura në mënyrë të paligjshme,” tha ministria e FBiH në një deklaratë përSETimes .
“Por përpara sesa listat e individëve të jenë përfunduar, askush nuk mund të thotë saktësisht sesa njerëz kanë përdorur përfitime të dyfishta apo sa i ka kushtuar buxheteve të shtetit të BiH-së dhe njësive. Presim t’a zbulojmë atë numër deri në shkurt,” tha Helezi përSETimes.
“Mund të them se kosto është të paktën shtatë milionë euro në vit — një shpenzim i madh për FBiH, që ka sidoqoftë një defiçit,” shtoi Helezi.
Zhvillimi është i rëndësishëm për disa arsye, tha Adis Arapoviç, analist në Qendrën për Nismat Civile, një OJQ me qendër në Sarajevë.
“Përveç kursimit të parave në buxhet e uljes së shpenzimeve publike, rasti rivendos gjithashtu besimin në shtetin e së drejtës,” tha Arapoviçi përSETimes.
Arapoviçi tha se publiku është i ndjeshëm ndaj standarteve të dyfishta e veçanërisht në kohë krize ekonomike, kur shumë ish-ushtarë nuk marrin kompensim fare ndërsa të tjerë marrin dyfish.
Gati 6,000 ish-luftëtarëve në FBiH nuk u është paguar ndonjë kompensim.
“Ata që kanë marë përfitim të dyfishtë janë pranë elitave udhëheqëse që lindën gjatë luftës së fundit, por ka ardhur koha të fshihet trashëgimia e luftës,” tha Arapoviçi.
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Kroacia
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply