Ne shqiptaret shpesh debatojme , bertasim, ngrejme zerin , qe nder ne shqiptaret ushtrohet dhune. Por ja ku jemi, ne Danimarke, ne kete shtet me nje Kushtetute 200 e sa vjecare, nje shtet demokrat, me ligje , ja pra qe edhe ketu ka dhune ndaj gjinise femerore,bile shkon deri aty sa me ja thy per koke Laptopin. Ja qe ndollka edhe ketu pra.
Mediat vendase bejne te ditur se naten e te premtes se shkuar ,policia ka marre nje telefonate nga dhoma 105 e hotelit te Palads Hotel i Sankt Mathias Gade i Viborg. Nje grua 42 vjecare ishte gjetur e pavetedijshme dhe ka konstatur qe mbi te ishte shkaktuar dhune nga i dashuri i saj 37 vjecar. Gruaja eshte transportuar ne spital dhe i dashuri eshte shoqeruar ne rajonin e policise , ku eshte marre ne pyetje diten e shtune ne sence gjyygjesore ne gjykaten e Holstebros , ku nuk ka pranuar , por vetem se i ka bere nje shtytje . Keshtu ka deklaruar i dashuri i gruas . Sipas aktakuzes , ai ju kthye gruas me , me nje mjet te forte te panjohur dhe me laptop dhe i ka rene me shqelma ne koke, ku i ka thyer dhe kafken .
Gruaja u shtrua në spital me thyerje të kafkës dhe gjakderdhje në tru, ku u vertetua dhuna kundër saj, dhe pas seancës gjygjesore te se shtunës çështje e gruas mori një kthesë dramatike, gjendja e saj përkeqësua shume dhe si pasoje ajo vdiq .
Leave a Reply