NGA SINAN KASTRATI
Kisha menduar që mos të shkruaj çoftë edhe një fjalë më as për “përvjetorët” e ditëve të lavdishme siq ishte 2 Korriku e 7 Shtatori, por mos me fol, barki të pëlcet.
Sot në lajmet “kryesore” të RTK-së, të orës tetë, dëgjova Behgjet Pacollin, ministër, he mozamakeq, që tha: I “lejohet” vizita Vuçiqit, presidentit të Serbisë ta vizitoj “Ujmanin” apo Gazivodën, nuk ka shumë rëndësi se ai edhe ashtu shiqpen e flet si “bylbyl”.
Ajo që mua më bëri përshtypje e u ndjeva keq është se po ky Behgjeti, mbrëmë tha: Nuk ka çka lyp Vuçiqi në liqenin e …se aty nuk ka objekte ….
Dhe hiç më larg se sot, lexova në një portal bukur të besueshëm se çka thot kryepolici serb, Ministri i Brendshëm serb: “Le ta harrojnë se kosovarët mund ta arrestojnë Vuçiqin” Shkrimi është shumë i çartë dhe vazhdon “Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq tha sonte se shërbimet serbe nuk do të rrinë duarkryq gjatë vizitës së Aleksandar Vuçiqit në Kosovë që të mund të garantojnë që atje “të mos paraqitet askush që të kryejë arrestimin e tij”.
Po ku jeni more politikanët tanë që na muarët fytyrën bre Zoti iu nxift “ftyrën” tuaj se ju nuk keni “ftyrë”, keni veç faqe se me ma pas pasur pak “ftyrë” e “erz” ju ishit “hi të gjall`në dhè”.
Ramushi, në anën tjetër, për ti treguar “muskujt” paska shkua te drejtori i policisë, Zoti e din pse.
Sa për Hashimin, ai i ka më shumë se 12 “ftyra” dhe për çdo muaj i ndërron ato.
Ai i ngrati ishte dje në Bruksel, bash më 7 shtator, me e takua me “artakin” apo “vëllamin” e vetë por Vuçiç nuk deshi dhe ky Hashimi jonë na tha: “më mirë me e lënë për me u takua herave tjera”.
Dje kisha mendua të shkruaj për 7 shtatorin, ditën e Kushtetutës së Kaçanikut dhe sapo e shkruajta një faqe pash se ky përvjetor kjo festë nuk shkojnë bashkë me këta politikanë, sikur nuk e ka vendin por sikur u “zbeh” ai përvjetor ndër më të rëndësishmit e histories së Kosovës, në dhjetë vjetëshin e fundit të shekullit të kaluar.
Edhe UÇK-ja paska pasur një përvjetor dje?
Albinin e pash me flokë të gjata kur foli edhe për përvjetorin. Mendova: më mire nuk po flas hiç.
Por prap sot i rash pishman. Thash^: Dua të flas.
Kanë kalur 28 vjet që kur delegatët e Kuvendit të Kosovës, u mblodhën në Kaçanik dhe e shpallën Kosovën Republikë, miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës, së cilës i priu Deklarata e Pavarësisë, 2 Korrik 1990.
Shpesh e kam lodhur mendjen se si është e mundur që edhe pas 28 vjetëve, nga Kushtetuta e Kaçanikut, Kosova ende nuk “ka” kushtetutë.
Dhe duke e kujtuar vitin 1990, 2 Korrikun dhe 7 Shtatorin në Prishtinë dhe në Kaçanik, për një moment më rrokën mornica e dridhje në trup. Bërtita me të madhe: Nuk kemi shtet, kemi vetëm vetëm pushtetarë të korruptuar, “komandantë” të dyshimtë që e “udheqin” Kosovën drejt shbërjes së asaj që është arritur viteve të kaluara, deri në “çlirimin” e Kosovës, më 12 Qershor 1999.
Për këtë ditë, datë, muaj e vitin 1999 më nuk, si ditë largimit të forcave serbe nga pjesa më e madhe e Kosovës, nuk e konteston askush, madje as Jakup Krasniqi “Krasniqi: NATO’n nuk e solli UÇK’ja, por vuajtjet e qytetarëve”.
Dhe përseri nuk po mundem me e bind vehten se si “600 policë do ta prisnin Vuçiqin në Gazivodë, nëse do të vinte pa leje”? Po ku mbetën ata policë tash? Por, përsëri iu paska zbutur zemra “Ministrit”, mikut të Jelcinit Behgjetit : “Pacolli: Vuçiqit i është lejuar vizita në Ujman pas presionit nga BE.
Pse more renegatë e rrenca nuk folët vetëm njëherë të vërtetën e me thënë me plot gojën “Serbia bënë çka të don” këtu. Edhe djalli njëherë e ka folur të vërtetën ani pse e ka hangër një shuplakë të madhe dhe thot: Veç kësaj here fola të vërtetën dhe e hangra një flakaresh (Faraoni kur e ndjek Musën).
Po kjo javë që shkoi e mos u kthefte kurrë ishte edhe për disa arsye e “paharrueshm”, çika e Ibrahim Rugovës, Teuta iku nga LDK-ja dhe shkoi e ia bëri “kokrrat” apo numrat Ramushit, Kadriut, Hashimit, për Fatmirin.
O Zot dhe në mbrojtje i dolën Dardan Gashi, Astrit Haraqia dhe Lutfi Haziri.
He kuku për Ibrahim Rugovën që e ka Ukën e Teutën.
BOTA SOT


Leave a Reply