Ndërrimi i orës çdo të diel të fundit të marsit dhe tetorit ishte një stresë më vete për çdo person që i duhej të ndërronte rutinën e tij. Sipas një sondazhi online për ndërrimin e orës në atë të dimrit dhe të verës, shumica e qytetarëve është shprehur kundër ndërrimit të orës, dhe si rezultat Jean-Claude Juncker, kreu i Komisionit Europian shprehet se rregullorja do të shfuqizohet.
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në një intervistë për programin e mëngjesit të televizionit gjerman ZDF është shprehur, i ka thënë jo ndërrimit të orës, pas rezultatit të sondazhit dhe se Komisioni Europian do të propozojë heqjen e këtij rregulli. “Njerëzit duan që ne ta bëjmë këtë.” Që në mbledhjen e radhës Komisioni do të marrë vendimin përkatës. Pastaj e kanë radhën shtetet anëtare dhe Parlamenti Europian, e në fund nuk do të kemi më ndërrimin e ores- u shpreh Juncker.
Në një sondazh online, ku morën pjesë 4,6 milionë e qytetarëve të BE-së, shumica prej tyre janë shprehur për mosndërrimin e orës në kohën e dimrit dhe atë të verës. 3 milionë pjesëmarrës në sondazh ishin nga Gjermania. Qëllimi i ndërrimit të orës ka qenë shfrytëzimi më i mirë i dritës së ditës për të kursyer energji, por vlera e vërtetë e kursimit gjithmonë ka qenë e kontestuar.


Leave a Reply