Stresi dhe mërzia janë fenomene që na shoqërojnë përgjatë gjithë jetës tonë. Studime të ndryshme kanë nxjerrë shkaqe të ndryshme të stresit dhe të mërzisë. Sigurisht nuk po flasim për rastet kur shkaqet si fatkeqësitë në jetë apo humbja e një njeriu të dashur nuk kanë nevojë për studime, por studimi është i nevojshëm për të gjetur mënyrën se si t’ia lehtësojmë vetes stresin në mënyrë që të mos demtojmë organet jetësore të trupit tonë.
Gjithashtu studimet na kanë treguar se mërzia dhe stresi për një kohë të gjatë janë shkaktarë të sëmindjeve të rënda siç është edhe kanceri.
Përpos kësaj ne po ju sjellim sot 8 “përgjigje” të cilat janë faktuar nga shumica e njerzve që I kanë përdorir sa janë tepër efektive për të lehtësuar stresin dhe mërzinë për shkak të ngjarjeve të ndryshme që ndjekin jetën tonë çminutë e sekondë:
1-Më pyetën për ilaçin e dhembjes, ju përgjigja durimi.
2-Më pyetën për ilaçin e dështimit, ju përgjigja vazhdimësia.
3-Më pyetën për ilaçin e zilisë, ju përgjigja injorimi.
4-Më pyetën për ilaçin e urrejtjes, ju përgjigja dashuria.
5-Më pyetën për ilaçin e armiqësisë, ju përgjigja bamirësia.
6-Më pyetën për ilaçin e shpifjes dhe përgojimit, ju përgjigja heshtja.
7-Më pyetën për ilaçin e paditurisë, ju përgjigja dituria.
8-Më pyetën për ilaçin e së keqes, ju përgjigja bëj mire.
Ndaj mos e lodh veten tënde por bëhu i fortë duke përdorur në çdo sëmundje ilaçin përkatës. Mos humb kohën kot dhe mos e lodh veten por vazhdo rrugën tënde drejt suksesit dhe mirësisë.


Leave a Reply