Greqia është në zi pasi zjarret shkrumbuan Atikën lindore, duke i marrë jetën 81 personave.
Sidoqoftë, në mes të katastrofës dhe makthit nga tragjedia, një foto e një qeni të bukur që u ngjit majë një shkëmbi në mes të detit në Mati, ndërkohë që pylli dhe vilat digjeshin nga flakët, ka marrë vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale
Fotografia e qenit, e cila u nda nga pronarët në kaosin e zjarrit, bëri xhiron e internetit dhe u kthye në simbol të ferrit që përjetoi Athina.
Fotografia tregon një qen me ngjyrë kafe dhe të bardhë, që është nxirë për shkak të tymit të dendur, duke pushuar dhe duke u përpjekur të marrë veten nga tronditja majë një shkëmbi të vogël në det.
Pas postimit të fotografisë në internet, shumë prej tyre u përpoqën të gjenin pronarët e saj. Përpjekjet ishin të suksesshme, pasi qeni Lua u ribashkua me pronarët e saj.

(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply