E ka kurorëzuar ëndrrën e saj të dashurisë pak përpara se të nisej për në parajsë, 41-vjeçarja Claudia Quartieri, e cila kishte vuajtur nga kanceri për një kohë të gjatë.
Falë mobilizimit të stafit mjekësor të Spitalit San Giuseppe në Empoli, i cili në disa orë organizoi gjithçka, Claudia dhe Emilio Folco u bënë bashkëshortë në spital. Ditën tjetër, Claudia “fluturoi” në qiell. Ajo ende mbante veshur vellon e dasmës.
Një histori e madhe dashurie – Claudia dhe Emilio e njohën njëri-tjetrin në vitin 2011 falë pasionit të përbashkët për videolojërat. 41-vjeçarja më pas mori vesh se vuante nga kanceri, por dashuria për të dashurin e saj i dha asaj forcën që të vazhdonte luftën kundër sëmundjes.
“Ne do të martohemi në 2019, më 17 shkurt, në përvjetorin tonë”, u thoshin miqve të tyre, siç raportohet nga Il Tirreno.
Por gjendja e Claudias u përkeqësua shpejtë dhe në fund të vitit 2017, mjekët i thanë Emilios se e dashura e tij nuk kishte shumë kohë. Të dy pastaj nuk hoqën dorë dhe vendosën një datë të re: 29 korrik 2018. Të afërmit dhe shokët e të dyve organizuan gjithçka, madje edhe festë beqarie për Claudian, në dhomën e gjumit.
Në mëngjesin e 20 korrikut, megjithatë, gruaja merret në dhomën e urgjencës dhe mjekët i treguan se i kanë mbetur vetëm pak ditë.
Gjendja precipitoi më tej në ditët në vijim, kështu që stafi mjekësor dhe Emilio vendosën të organizojnë ceremoninë. I gjithë departamenti ishte mobilizuar dhe, në mënyrën e vet, edhe Claudia, e cila përgatiti një dhuratë për dasmën për të dashurin e saj. Një mesazh video në të cilin ajo i tha atij të jetojë jetën si të dëshirojë pas largimit të saj. Rrethuar nga familja dhe miqtë, të dy i thanë “PO” njëri-tjetrit duke kurorëzuar dashurinë e tyre.
“Jam e lodhur”, i tha Claudia pastaj Emilios duke rënë në gjumë për të mos u zgjuar më.
Pas vdekjes së gruas së tij, Emilio, i shqyer nga dhimbja, donte të falënderonte të gjithë ata që ndihmuan për të përmbushur dëshirën e Claudias: “Ata i dhanë buzëqeshjen e fundit një gruaje trime”, tha ai.
(gazeta-Shqip.com)
Leave a Reply