“Hëna e Përgjakur” dhuroi sot një spektakël të vërtetë në qiell dhe të gjithë të pasionuarit pas dukurive astronomike kanë nxituar të bëjnë shkrepjen e “artë”, për ta pasqyruar sa më bukur fenomenin e rrallë.
Ky i sotmi ishte eklipsi më i gjatë i hënës në shekullin e 21-të, pasi nisi rreth orës 20:00 për të përfunduar në 00:00.
Teksa rritej dhe arrinte eklipsin e plotë, sateliti natyror i Tokës është shndërruar në një hije të mrekullueshme të ngjyrës kafe dhe të kuqërremtë.
Një pjesë e eklipsit ishte i dukshëm nga Evropa, Lindja e Mesme, Afrika, Australia, pjesa më e madhe e Azisë dhe Amerikës së Jugut.
Fotot e shkrepura nga mbarë bota tregojnë një mrekulli të vërtetë në qiell ndaj ju mbetet vetëm t’i shijoni duke shfletuar fotogalerinë më poshtë.




(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply