Hejjj o Lali ose hejjjj o ” burrnesh”…po lexoje njehere shkrimin a statusin e dikujt e pastaj komento poshte tij se s’ te ndalon kush.
Se kuptove heren e pare…bej durim e lexoje prape…gjithe – gjithe 5 minuta pune eshte e gjitha.Bravo.
S’ te pelqeu…mos e lexo fare askush nuk te detyron te lexosh apo komentosh dike aq me shume kur se kupton apo nuk te vjen mire nga ajo c’ ka ai ose ajo kane shkruar .
Nuk flas pastaj per nivelin…se ajo eshte histori krejt tjeter sado qe te mundohet fjala vjen nje bari rilindas i akademise se barinjve e patronazhist i Rame – Ballukut te debatoje ta zeme me …Profesor Aurel Plasarin…apo te guxoje te komentoje shkrimet a statuset e ketij te fundit.
Jo me vrap tek…komenti lali & burneshe se rrezoheni rruges a duke ngjitur shkallet e thyeni qafen.
Jo me vrap tek Like pa e lexuar shkrimin dhe jo me yrysh o burra te shash e te fyesh se shkrimi s ‘ te vjen per shtat ty ose atyre rrotull teje .
Se moret vesh prape pasi me siguroni se e lexuat 2 here …po pyesni a derezinj…shoke e shoqe qe dijne pak ose shume me shume se ju …te tille besoj se keni plote.
Su nxute as prej tyre…po hyni o milet ne Internet…kerkoni ne Google se aty me siguri absolute do te gjeni dicka me shume per ate qe kerkoni…e pastaj shkoni tek komenti ok.
Te mesosh e te pyesesh kurre nuk eshte keq e nuk gabon …si thote populli meso edhe nga femija e vecmas edhe nga plaku…ose…me te pyetur gjen Stambollin.
Nuk dua te harxhoj kohen time te cmuar …qe te flas e te merrem deri edhe me kategorine e ” gjithollogeve e mendje ndriturve ” qe s’ reshtin duke te dhene mend …
…Sikurse s’ ja vlen te merresh edhe me ata mendje – varferit qe besojne se muskujt e nami i budallait qe i duhet hapur rruge …sot ne shekullin e 21 vjejne po aq sa ne kohen e Haxhi Qamilit…ok.
Aman se e kam fort merak …po viheni ate dreq emri tamam se nuk ju kushton gje…mos u trembni se do vije Sigurimi i Shtetit e do tu gjeje atje ku jeni…eheeee iku ajo kohe njehere e mire ..ndaj pa frike ..ok.
Po vereni edhe ate kodosh fotografie ne profilin a ne komentin tuaj se su merr njeri me sysh ore jooo…tani te bukur si Alen Deloni e si Ornela Mutti s’ do jemi te gjithe …por edhe aq te shemtuar nuk ma do mendja te jeni ore jooo pasi jo pamjen fizike por trurin e mendjen ju siguroj se ne kesi rastesh e keni vertet ibreti elem kur thojn aq bukur tironcit.
Eshte vertet e drejta e fjales…merr peshe fjala e lire, duhet degjuar e respektuar sejcili, duhet pranuar debati, oponioni e mendimi ndryshe .
Por ama jo rrugaceria, jo fjalet e pista , jo sharjet , ofendimet, fyerjet , banalizimet dhe etiketimet e krahasimet vulgare e te neveriteshme qe ti sjellin vertet zorret ne gryke.
Sepse askush nuk ju a ka per borxh …ok
Aq me pak presionet, shantazhet , friksimet e kercenimet ndaj gjithkujt …sepse po te jete se ju genjen mendja se ato mund te pijne uje edhe ndaj meje fjala vjen …ju siguroj 100 % e me jeten time se…keni zgjedhur e targetuar totalisht personin e gabuar …nga te gjitha kendveshtrimet, gjirizet e bunkeret tuaj ok.
Dhe se fundi por jo e fundit ne fakt…por e para nga rendesia kur vendosni apo me sakte guxoni te shkruani e te komentoni behuni pak te meshirshem edhe ndaj gjuhes shqipe se e torturuat dhe e masakruat te shkreten.
Fjalite fillojne me germe te madhe, perdorni pikat e presjet…fjaline ndertoheni te plote… mos harroni se ka edhe kryefjale , foljen vendoseni ne kohen e duhur…fjalet mos i shkruani tre e nga tre se bashku se nuk jane bistake rrushi…mos perdorni fjale qe as vete nuk ju a dini kuptimin…etj etj etj .
Shmangni sa te mundni mix – perdorimin e fjaleve te huaja me ato shqipe..
Shmangni dialektalizmat sa te mundni ani pse une personalisht edhe i pranoj ato por kur jane te shkruara sic duhet si ne toskerisht e vecmas edhe ne gegnisht.
Por s’ me tingellojne fort mire ne vesh fjala vjen kur shkruani…u preFsh ne paqe , i mBrekullueshem, qekiq, q’ ka ke per zemer etj … Prefekt dhe perfekt jane dy fjale, dy kuptime e dy gjera krejtesisht te ndryshme nga njera tjetra ok… sepse …prehsh, mrekullueshem, cekic, c’ ka ke per zemer, perfekt etj tingellojne me sakte e me shqip kur thuhen ashtu sic duhen thene e aty ku duhen thene apo jo ?
E se fundi fare …fare…gishtat tek tastiera e tek komenti .
Edhe ketu beni kujdes se …mund edhe ta kete fajin tastiera ndaj dhe beni pak durim.
Mund ta kene fajin edhe gishtat…ku i dihet…njerez jemi …
Por druaj fort se ne rastet e komentuesve te tille qe permenda me lart 100 % fajin e kane mendjet e tyre – ndryshk e te tredhura e dashakeqe dhe jo tastiera, as gishtat e aq me pak jo e jo
..edhe gjuha shqipe.
A.R.D
Burimi/Facebook


Leave a Reply