Më 3 qershor 2008, me iniciativën e Václav Havelit dhe Joachim Gauckut, u nënshkrua Deklarata e Pragës, e cila i bënte thirrje gjithë Europës t’i dënonte krimet e komunizmit. Por Shqipëria nuk e nënshkroi këtë deklaratë.
Më 25 shkurt 2010, po në Pragë, u nënshkrua Deklarata për Krimet e Komunizmit. Por Shqipëria jo.
23 gushti njihet si Dita e Kujtesës si nga shtete të BE-së, ashtu edhe nga vende jashtë saj, si SHBA-ja, Kanadaja dhe Gjeorgjia. Por jo nga Shqipëria!
Viktimat e komunizmit sot janë dyfish viktima. Fillimisht nga regjimi diktatorial, pastaj nga regjimi i tranzicionit postkomunist, që ende nuk e ka dekomunistizuar as politikën, as shoqërinë. Shoqëria shqiptare nuk e njeh veten. Është pa ID! Sepse s’ka kujtesë!
PS-ja është vazhduese e Partisë Komuniste dhe pretendon se është reformuar. Por si mund të reformohet duke mbuluar me harresë atë që ka ndodhur? E si mund të reformohet duke pasur si gazetë të partisë Zërin e Popullit, të krijuar nga vetë diktatori stalinist?
PD-ja e kishte për detyrë t’i kujtonte viktimat e komunizmit. Ky ishte misioni i saj dhe për këtë e mbështeti populli. Me rrëzimin e diktaturës, ajo duhej të rehabilitonte viktimat, të zbardhte krimet dhe të promovonte shtetin e së drejtës.
Sot jemi dëshmitarë se drejtësia, si vlerë e Perëndimit, ndëshkon autorët e krimeve të regjimit nazist edhe kur janë mbi 90 vjeç. Edhe në Europën ish-komuniste janë ndëshkuar autorë të krimeve të regjimeve diktatoriale. Por në Shqipëri jo.
Viktimat e djeshme të diktaturës hoxhiste sot janë viktima të PS-së dhe PD-së.
Kujtim Cekani
Burimi/Facebook


Leave a Reply