Në jetë kam besuar gjithmonë se njeriu duhet të ketë guximin të rezistojë, të kundërshtojë dhe të luftojë për ta ndryshuar gjendjen për të mirë.
Edhe kur më është bërë e keqja, jam munduar t’i përgjigjem me të mirë. Por kjo nuk do të thotë se e kam pranuar të keqen si gjendje të qëndrueshme, as si një realitet me të cilin duhet të bashkëjetojmë.
Asesi nuk duhet të jemi indiferentë kur e keqja shfaqet në shoqërinë tonë, në familjen tonë apo në institucionin ku punojmë. Nuk mund ta kthejmë kokën në anën tjetër dhe të sillemi sikur nuk na përket, vetëm sepse mendojmë se secili duhet të merret me punët e veta.
Parimi “secili me punët e veta” nuk është parim i solidaritetit dhe as frymë e mësimit nga familjet tona tradicionale. Ky mësim na udhëzon drejt përgjegjësisë ndaj njëri-tjetrit: të kujdesemi, të ndihmojmë dhe ta plotësojmë njëri-tjetrin. Të mos jemi spektatorë të vështirësive dhe padrejtësive që i ndodhin tjetrit.
Sepse heshtja përballë së keqes dhe devijimit, në fund të fundit, bëhet përkrahje e tyre.
Ne kemi përgjegjësi për njëri-tjetrin. Dhe kjo përgjegjësi fillon pikërisht atëherë kur nuk heshtim përballë asaj që duhet ndryshuar.
Burimi/Facebook


Leave a Reply