Esse
Gjithmonë më ka brengosur kjo e vërtetë e madhe, teksa ajo,- figura e regjisorit,-është e mbetet figura qëndrore e Teatrit dhe e Filmit. Mirëpo publiku. jo pak herë, as që do t’ia dijë për këtë po e thotë,-mjerisht pa vetëdije,- se “pashë” në skenë a në ekran një kryevepër arti, si filmin “Përrallë nga e Kaluara”, sipas Çajupit të Zagorisë! Apo si shfaqjen skenike Gjenerali i Ushtrisë së vdekur” të Kadaresë! Si edhe,-pa tjetër,- spektaklin aq të bukur “Dhelpëra e Rrushtë” në Teatrin Kombëtar, për Ezopin e Lashtësisë Greke!. Mbeten kështu në “Hije”, regjisori Vunjotas Anagnosti, Piro Mani e Mihal Luarasi.
Dhe akoma: publiku shehë në ekran një Kryevepër kinematografike si “Corleone” të lartësuar nga interpretimi i mjeshtrit të Kinemas Moderne Marlon Brando, me Don Vito Corleone, apo “Aromë Gruaje” me artistin proverbial Al Paçino kolonelin e verbër, dhe as që do t’ia dijë se, regjinë e parë e ka krijurar regjiosori Francis Coppola, gjer në perden e kinemasë, po ashtu edhe të dytën, regjisori Martin Brest në vitin 1990, duke iu larguar versionit të parë të filmit me të njejtin subjekt nga romani “Errësira dhe Mjalti” të shkrimtarit Itajian Giovani Arpino.
Vlerat e këtyre regjisorëve të mëdhenjë, ngrihen vetiu mbi aftësitë e tyre krijuese universale. Regjizorët tanë që përmënda, i patën këto vlera, pra edhe na dhanë të shohim disa kryevepra. Se Anagnosti, nuk qe vetëm një Operator filmi i diplomuar, po në brendësi të tij “rrinte zgjuar” skenaristi e regjisori. Ky kompleksitet artstik dhuntie i talentit organik, ishte domethënës edhe tek Piro Mani që e formonte spektaklin në mëndje e në shpirtin e tij dhe pastaj e realizonte “me një frymë të vetme”. Ai e lexoi disa herë romanin e Kadares, krijoi vegimin e vet, shkroi menjëhere skenarin e dramaturgjisë skenike e pastaj e realizoi. Jo pak edhe Luarasi, me nuhatjen e finesën e tij të pazakontë si estet, kritik i përkor, me konçizitetin e vet e si dramaturg që ishte. Më tejë akoma: si tek përvoja e begatë e Regjisorit-Pedagog Kujtim Spahivoglit, si aktor, dramaturg, studjues e poet…Pse jo, edhe te shoku im i klasës në Shkollën e Lartë të Aktrimit , Serafin Fanko, që nuk shkëlqeu vetëm si regjizor e aktor, po edhe si njohës i mirë i Artit Pamor, Koreografisë e Muzikës. Se, pa një sër vlerash të tilla komplekse, dijesh bashkëkohëse e të mjeshtërisë krijuese, nuk mundej të shkëlqenin vepra tyre!..,
E pranojmë rolin parësor të dramaturgut, talentin ndriçues të aktorit, komponentët shprehës të skenografit, kompozitorit e montazhit në filma, po ama “roli i magjistarit” i takon regjisorit, që në shumicën e herëve mbetet si “i fshehur” pas perdes e pas ekranit!
Mirëpo, Rigjisori, krijon harmonin e së tërës, i unifikon komponentët përbërës në një njësi të vetme, me shprehjen universale të saj. “Në Teatër,-thoshte teoricjeni Peter Brook,-regjisori është ai që u mëson si të “fluturojnë” dhe pastaj largohet që ata të pushtojnë qiellin e vetë”. Ndërsa Alfred Hitehcock, duke folur për artin tjetër shprehej se:”Filmi nuk është një copë jetë, por një copë tortë”, duke nënkuptuar kështu largimin nga ana e rëndomt e natyraliste e “kopjimit të realitetit”
Se çdo regjizor ka konceptin, mesazhin e stilin e tij të punës, autocinitetin e vështrimin e tij estetik të shprehjes vizive, në pohimin e personalitetit artistik. Ndryshe nuk do të kishim shtatë versione të realizimeve të komedisë së Spiro Çomorës “Karnavalet e Korçës”, njera më interesante se tjetëra. Kjo komedi ishte dorëzuar në Teatrin Popullor (sikunder quhej atëhere) qysh në vitin 2000 dhe u zbulua, si komedi suksesi 4 vite më mbrapa nga regjizori Pandi Stillu. Në bashkëpunim edhe me regjizorin e ri Kujtim Spahivogli ata e vunë në skenë në një trajtim realist të shoqërisë së viteve tridhjetë, me koloritin krahinor e më karaktere të spikatura njerëzor nga aktorët . Versioni analog është realizimi televiziv i spektaklit nga regjisori Mevlan Shanaj në vitin 2004. Realizohet së treti, si film muzikor në vitin 1980, nga kompozitori Avni Mula, me regji të Ismail Zhabjakut. Realizimi i katërt skenik pasardhës bëhet nga Kujtim Spahivogli në Teatrin Shqip të Shkupit (Maqedoni e Veriut), në trajtën e Vodevilit. E pesta rivënie realizohet nga regjisoria e re Elma Dorezi në vitin 2012, me një trajtim grotesk, në Teatrin e “Metropolit” në Tiranë. Në vitin 2019 e vë në skenën e Prishtinës regjisori Altin Basha. Ndërsa përsë shtati herë e realizon në skenën e Teatrit “Tribuna” në Tiranë regjisori Erion Isai, si një bashkëpunim midis aktorëve të Korçës e Tiranës. Duke shprehur kështu vitalitetin e një vepre me dramaturgji e karaktere, ku edhe atmosfera mbart kolorin e Jugut, me sfondin gazmor të traditës festive të karnavaleve, veçanërisht. Veçori sugjestive këto, edhe për kaq shumë regjisor, me trajtime nga më të ndryshmet. Që do ta meritonin organizimin e një Festivali Teatror, të cilat janë katandisur (jo pak herë), në duar personash pa vizion e si mani vetbërëse e vetshikuese!
Dhe një tjetër shembëlltyrë: Filmi “Ana Karenina” i mbështetur në veprën e Tolstoit, njehë 6 xhirime për kinemanë: E para, me aktoren e famshme Nordike Greta Garbo në vitin 1935 me regjisorin Francez Clarence Brown, e dyta,-me aktoren Franceze Sophie Macron e regji të Bernand Roses në vitin 1997, e treta,-me aktoren Franceze Vivien Leish, me regji të Julien Duviver, e katërta, me aktoren Ruse Tatjana Samaillovna në vitin 1967 me regji të Aleksandër Zarkhi, e pesta me aktoren Ruse Elisabeta Bojuarkay në vitin 2017 dhe e gjashta me aktoren Nordike Keir Knightlei e me regji të Amerikanit Joe Wringohiti. Një larmi vëniesh në ekran, ku nuk ndryshonte vetëm koncepti, mesazhi i saj universal, po edhe stili. E mbi të gjitha atmosfera e mjediseve, kostumeve, stilit dhe marrëdhënieve, aq sa, realizimi i Hollivudit e çmon me pesë çmime “Oskar”, duke rrëfyer superioritetin absolut viziv, ku dominonte mbi gjithçka arti e talenti i magjishëm regjisorial.
Nga Historia e Teatrit Shqiptar, janë evidentuar disa regjzorë që kanë “operuar” në koncepte e stile jo të njëllojta. Kështu p.sh dallon stili i regjisorit veteran Sokrat Mio, që studjoi në Paris nga Regjisori tjetër po Korçar,-Pandi Stillu,- që kishte studjuar në Bukuresht të Rumanisë. Sokrati, me elegancën e tij të manierave dhe Pandi me realizmin gati natyralist të trajtimit skenik te personazheve. Stili i trajtimeve psikologjike nga regjisori Andrea Malo, ndryshonte me stilin konvecinal e të një lirie skenike e improvizuese me plotë atmosferë nga Kujtim Spahivogli. Puna e vrullshme dinamike e plotë jetë e skenave masive të Piro Manit , ndryshonte me përqëndrimet llogjike të Esat Oktrovës, apo nga “ gjuha estetke” e përkor e Mihal Luarasit. Prej këtyre regjizorëve me kulturë Universitare e me përvojë jete teatrore, Teatri Shqiptar pësoi një ngritje të ndjeshme, po edhe në edukimin mjeshtëror të regjizorëve pasardhës, per skenën e për ekranin.Duke synuar nivele profesionale e konkuruese në Evropë…
Dihet se si jeta, ka rrëfyer edhe superioritet të talentit vetiak, si në rastin e Çarli Çapinit,- i kompletuar si regjizor, aktor, dramaturg e kompozitor. Si edhe rolin protogonist të regjizorëve Italian të pas Luftës së Dytë Botërore, me një pasqyrim të drejtëpërdrejtë nga rruga të realitetit , të njeriut e të merrëdhënieve shoqërore. Me regjisorë fenomenal si Roberto Roselini në filmin “Roma qytet i hapur” (1945), Vitorio De Sica me “Hajduti i Biçikletave e të tjerë të mëdhenjë të Kinemas Italiane, si Luçiano Visconti e Ginseppe De Santis, që i sollën Kinemas Diva të tilla si Silvana Mongano e Sofia Loren.
Regjisori evdenton rolin e personalitetn e aktorit, duke ruajtur me kujdes tërrësine e harmonin e shfaqjes apo të filmit, edhe pse vetë është në hije a pas perdes, si të ishte një “Magjistar i padukshëm!”. “Regjisori është si dirigjenti i një orkestre,-thoshte Federiko Felini,-Ai nuk i bie asnjë instumenti, por pa të nuk ka harmoni”.
Ndjesë që u zgjatëm paksa, por le “t’i lutemi ZOTIT,-në se ka me të vërtetë një të tillë diku,-të na i lerë këta “magjistarë” të tij, e jo të “djallit”,- sikundër u shpreha diku më sipër.. Edhe pse nuk bëmë lista e nuk thamë më tepër se sa përmban “korniza” e një Esse-je, duke shtuar vetëm një kujtesë të vogë, për regjisorin e parë Profesioist të Shqipërisë, i cili mbrojti diplomën e regjizorit me filmin e madh “Skënderbe”, si ndihmësi kryesor i Jutkeviçit dhe që pastaj burgoset nga Diktatura e asaj kohe, i anatemuar për një film dokumentar katër minutësh (për etikën qytetare!) dhe që më mbrapa e ngrysi jetën e vet në Kontinentin e largët, krejt i harruar, sepse tha aq shumë duke jetuar aq pak, si një “HUMBËS I MADH!”
Athinë, më 16 nëndor 2026



Burimi/Facebook


Leave a Reply