Prej gati një muaj, historia e 28-vjeçarit nga Elbasani, Erjon Vishkulli është në qendër të vëmendjes dhe ka rrëqethur këdo. I riu që u ngrit për të protestuar në zemër të Tiranës, gati sa nuk humbi syrin e tij të majtë pasi një plumb gome e plagosi duke i rrezikuar atij dritën e syrit.
Sot, pas dy operacioneve të kryera me sukses, teksa është në pritje për një ndërhyrje të tretë që do të ketë në “dorë” shikimin e tij, Erjon Vishkullit i është dedikuar një pikturë e veçantë, e cila “flet” vetë.
Artisti Rilind Morina ka realizuar portretin e Erjonit, imazhi i përgjysmuar i të cilit plotësohet nga një shqiponjë, syri i majtë i të cilës është pikturuar i gjakosur, njëjtë si rasti i elbasanlliut.
Qindra shqiptarë u solidarizuan me rastin e Erjonit dhe në protestat e mbajtura në Tiranë qytetarët shpesh janë parë me bluza që kishin të stampuar imazhin e të riut. Të shumtë kanë qendë qytetarët që janë shfaqur në shesh me syrin e majtë të fashuar, njëjë si Erjoni.
Sot, gati një muaj nga plagosja e të riut, shqiptarët vijojnë të solidarizohen me Erjonin, ndërsa ky i fundit është në pritje të ndërhyrjes së tretë, që shpreson se do i shpëtojë shikimin.
Erjon Vishkulli, mbeti i i plagosur rëndë në sy gjatë protestës së dhunshme të mbajtur në Tiranë më 24 tetor 2026, pasi u godit nga një plumb gome i përdorur nga forcat e policisë.
Operacioni i parë i Erjon Vishkullit në Itali u krye më 28 tetor 2026 në spitalin universitar Policlinico Agostino Gemelli në Romë. Ndërhyrja zgjati rreth 7 orë rezultoi i suksesshëm dhe bëri të mundur shpëtimin e organit të syrit.
Fatmirësisht dhe operacioni i dytë i Vishkullit, u realizua me sukses. Mirëpo i riu nga Elbasani do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale,e cila do të jetë dhe finalja për shikimin e syrit të tij të majtë.
Burimi/Istagram/newsbomb_albania


Leave a Reply