Mediat po raportojnë copëza nga takimi i fundit në Asamblenë Socialiste në Gjirin e Lalëzit.
Sipas shumë dëshmitarëve nga brenda sallës, jo vetëm nga raportimet mediatike, por edhe 3-4 burime të sigurta me të cilët kam folur, Rama nuk ka kursyer askënd në atë mbledhje.
Siç e keni parë edhe nëpër foto, i ka patur të gjithë përballë dhe dikur një moment u ka thënë disa të vërteta shumë të mëdhaja.
U ka thënë, “Më latë vetëm, menduat se mbarova!”.
Kjo është absolutisht e vërtetë. Shumica e tyre gjatë ditëve të protestave nuk e kishin mendjen fare te Rama, por filluan të mendonin kush do jetë kali i radhës që t’i hipin dhe të vijojnë plaçkitjen.
Kjo frazë e thënë nga Rama tregon edhe dëshpërimin më të madh që ka ai si njeri. Ai e di që nuk e do kurrkush sinqerisht. E di që s’ka frymëzuar kërrkënd. E di që ditën që do bjerë nga pushteti do ta poshtërojnë të parët ata, ata që kishte në atë sallë dhe qindra mijëra të tjerë që nuk ishin aty.
Nuk ka dëshpërim më të madh për një njeri, qoftë politikan apo çfarë do, kur e di se njerëz që ke rreth e rrotull nuk të duan, por janë gjithë kohën në rol me servilizma e lëpirje. Kjo është e tmerrshme. Këtë nuk e blen dot me asgjë kurrë.
Dhe për këtë gjë më erdhi mirë që Rama, duke i ditur këto të gjitha, si njeri shpirtzi që është, ua kishte plas në sy, për t’i poshtëruar, “Ju keni vetëm logon, votat i kam unë. Jam më i madh se partia, pa mua jeni një mut!”,- u kishte thënë.
Ka 100% të drejtë. Ai përballë kishte një sallë të mbushur përplot me mut*r.
Pa Edi Ramën ata nuk do kishin sot miliardat.
Pa Edi Ramën secili prej tyre do ishte ose në emigrim sot, ose, më të suksesshmit prej tyre do ishin nëpunës të rëndomtë të administratës, në ndonjë fasoneri, a, e shumta menaxher nëpër bizneset e Samir Manes e Çet Kastratit.
Ata janë fiks siç u ka thënë Rama. Mut*r intelektualisht, mut*r profesionalisht, m*tër moralisht, mut*r shpirtërisht.
Ajo ishte një sallë e mbushur me mut*r, Edi Rama ka të drejtë.
Vetë ai, është shefi i tyre…
Burimi/Facebook


Leave a Reply