Në Shqipërinë tonë të çudirave, Edhe drejtësia duhet të marrë leje nga politika Përpara se t’i afrohet disa njerëzve të rëndësishëm. Kemi Gent Sejkon, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Emri i të cilit është përfshirë në procedimin penal që lidhet me skandalin e mikrokredive. GJKKO rrëzoi pushimin e procedimit Dhe urdhëroi vazhdimin e hetimeve nga SPAK.
Kjo është një histori ku qytetarët u gjendën të zhytur në borxhe. Ku kërkohen përgjegjësi Dhe ku roli i institucionit që duhej të mbikëqyrte këtë sektor kërkon sqarime. Dhe çfarë ndodh ndërkohë?
Në vend që të kemi një debat të fortë për përgjegjësinë institucionale. Kemi një ligj që i vendos Guvernatorit një mbrojtje të posaçme Për masa të caktuara. Përfshirë arrestimin për vepra që lidhen me ushtrimin e detyrës. Duhet tashmë autorizimi i Kuvendit. Sa bukur e madhështote. SPAK-u heton, prokurori kërkon, Por për të kaluar te dera e Guvernatorit Duhet të trokasë fillimisht në derën e Kuvendit. Dhe këtu fillon komedia. Nesër do bëhet një komedi e hidhur. Pasi mendomë e themi. Kush e miratoi këtë mburojë? Kuvendi. Kush ka shumicën në Kuvend? Rama Kush duhet të garantojë që drejtësia të mos pengohet nga politika? Po, pikërisht politika!
Pra u shpikur një mekanizëm elegant. Ku drejtësia është e lirë të hetojë. Por kur vjen puna te disa masa konkrete ndaj Guvernatorit. Duhet të kalojë nga sporteli i politikës, apo i vetë Ramës. Nuk po them se ligji u bë apo jo për Gent Sejkon. Por po shtroj një pyetje që nuk mund të mbulohet me asnjë konferencë shtypi. Pse pikërisht tani u miratu ky ligj.? Pse në një kohë kur çështja e mikrokredive kërkon ende përgjigje Dhe kur SPAK po heton veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë. Apo lind nevoja për t’i dhënë Guvernatorit një mburojë të tillë procedurale? A është kjo pavarësi institucionale Apo pavarësi nga prangat? A është garanci për institucionin Apo garanci për njeriun që e drejton?
Se deri tani kemi parë gjithfarë imunitetesh, privilegjesh e mburojash. Por kjo është një risi interesante Jo vetëm që duhet të jesh Guvernator. Por duhet të kesh edhe Kuvendin si portier të derës së qelisë! Dhe mos u shqetësoni, qytetarë. Askush nuk po pengon hetimin. Hetimi le të vazhdojë. Le të mblidhen dokumentet. Le të merren dëshmitë, të bëhen ekspertizat. Vetëm se, nëse një ditë hetimi troket te dera e masave të sigurisë. Duhet të presë edhe përgjigjen e politikës. Çfarë rehatie. Në fund të fundit Ai qytetari i zakonshëm mund të përballet me ligjin. Por për të rëndësishmit ligji duket se ka edhe një dhomë pritjeje në Kuvend. Dhe pastaj na flasin e trumpetojnë për barazi para ligjit Në këtë vend nuk mungojnë ligjet. Mungon vetëm barazia e atyre që duhet t’u binden.
Ndoshta nuk kemi të bëjmë me një ligj të bërë për një njeri. Por nëse një ligj prodhon një mburojë Pikërisht në kohën kur një njeri ka nevojë për të. Atëherë shqiptarët kanë të drejtë të pyesin Se kujt i shërben kjo rastësi. Sepse në Shqipëri me sa duket. Edhe drejtësia duhet të rezervojë takim me Kuvendin Përpara se të prekë të paprekshmit.
Dhe ky është luks që nuk e përballon dot asnjë qytetar i zakonshëm. Dhe ironia më e hidhur në këtë rast është Kur privilegji vishet me kostumin e ligjit Dhe Rama e shet si pavarësi institucionale.
Kujdes spiunët
Burimi/Facebook


Leave a Reply