Ai është gjithçkaje e çdogjësë!
Është shpirti dhe trupi…
Ajri…
Gjithësia derdhet në të si limf.
Ai është në çdo gjë dhe gjithkund…
Një poet merr frymë në flatërim flladi,
Atje ku zogu bën folenë, era gjen prehje,
Reja ia mëkon hënës misterin e natës,
Si nëna gjirin foshnjës…
Aty është shpirti i poetit,
Ku pema e struk në fëshfërima kushtrimin e stuhisë,
Ku rëra, valëve etjen shuan,
E shkëmbinjtë flenë në kujtesën e anijeve të mbytura.
Poeti, zëri dhe heshtja e asaj që ndjej…
Zjarri i asaj që më djeg e më shndërron.
Poeti nuk vdes kurrë,
Ai veç shndërrohet në dritë,
Në fjalën që mbetet pas tij,
Në lotin që bëhet këngë.
Ai ecën nëpër netë pa gjumë,
Me zemrën hapur si libër,
Ku çdo dhimbje bëhet varg,
E çdo mall bëhet lutje.
Kur bota hesht, ai flet,
Kur bota harron, ai kujton,
Sepse shpirti i poetit
Asht vetë shpirti i popullit të tij.
Ai nuk kërkon lavdi,
As fron, as pasuri,
Veç një zemër që e kupton,
E një atdhe që e don…
Dashnia asht zjarri i tij i parë,
Ajo që e djeg e nuk e shuan,
Ajo që e bën me shkru deri në agim,
Me emnin tand në çdo varg.
Poeti të don në heshtje,
Të don në fjalë e në këngë,
Të don edhe kur je larg,
Se dashnia e tij nuk njeh largësi.
Burimi/Facebook


Leave a Reply