Një ambient që e njohim mirë. Një sallë që jehonën festive e njeh.
Sekretari i Qendrës Kulturore ODA, sipërmarrësi i suksesshëm Edmir Çekrezi u uroi mirëseardhjen dhe gëzuar Festat e Nëntorit dhe na ftoi të festonim së bashku. Pas kësaj u bë protagoniste muzika dhe rrathët e mëdhenj me valle të hareshme.
Një moment mori fjalën prof.. Admir Plaka:
– Sot ka një koincidencë të bukur. Një vajzë shqiptare ka ditëlindjen.
Familja Arapi në Elbasan është me tradita dhe me emër të mirë. Një bijë e tyre me emrin sfidues Blerta është mësuese e italishtes në shkollat shtetërore këtu ku jetojmë. Në qytetin e lindjes ka mbaruar fakultetin për gjuhë e letërsi dhe është një nga eksponentët më të kuotuar të Qendrës sonë Kulturore. Nga dera e kuzhinës hyri një tortë me urimin e ditëlindjes së saj. Mes duartrokitjeve dhe këngës u përcollën urimet për mësuesen e talentuar e njeriun e përsosur.
– Vërtet kemi persona që janë në Këshillin Drejtues të Qendrës Kulturore dhe anëtarët. Por ODA ju ka ju dhe së bashku përbëjmë një familje të madhe, -u tha të pranishmëve Zëvendëspresidenti Gëzim Gezim Guga.
Më pas, Avv. Artan Bashli përmendi disa nga veprimtaritë e zhvilluara gjatë vitit 2026. Ai teksoi që disa aktivitete janë bërë në bashkëpunim, si; festa e Ditës së Verës, prezantimi i komunitetit në aktivitetin “Gjuha mëmë”, promovimi i shkrimtarëve Arben Imeraj dhe Tonin Nikolli, përurimi i Ekspozitës me piktura “Motrat e ujit” me autore shqiptare dhe mbështetja e shkollës shqipe 7 Marsi. Me shumë sukses u zhvillua në qershor festivali i teatrit “Albart” me pjesëmarrjen e disa aktorëve shqiptarë nga Italia, Belgjika dhe Greqia. Për këtë, merita mbështetësit për mbështetjen e logjistikës kanë imprenditorët që me fisnikëri kontribuan direkt.
Atmosfera e hareshme vazhdoi edhe me biseda të lira me të njohurve dhe, më e bukura, e njohjeve të personave të rinj që i bashkohen projektit ambicioz të Centro Culturale ODA.
Burimi/Facebook


Leave a Reply