Ka ditë kur ngjarjet rrjedhin aq natyrshëm, sa të duket sikur gjithçka është e lidhur me njëra-tjetrën, edhe pse asgjë nuk është planifikuar.
Sot ishte pikërisht një ditë e tillë!
Rrugëtimi nisi me vizitën në Manastirin e Ardenicës dhe Kishën e Shën Triadhës, ku sipas traditës historike Gjergj Kastrioti – Skënderbeu kurorëzoi martesën me Donikën.
Më pas, udhëtimi vazhdoi drejt Korçës, ku në hotelin ku po qëndroj më priti një tjetër surprizë: Përkrenarja e Gjergj Kastriotit! Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, edhe rruga ku ndodhet hoteli mban emrin e një ngjarjeje historike të rëndësishme për kombin tonë.
Një rastësi pas tjetrës, një përjetim pas tjetrit, gjithçka u ndërlidh në mënyrë të jashtëzakonshme, pa qenë aspak e planifikuar.
Nganjëherë jeta na dhuron momente që të bëjnë të mendosh se jo çdo gjë është thjesht rastësi.
Një ditë e mbushur me histori, emocione dhe përjetime të bukura, që do të mbetet gjatë në kujtesën time.







Burimi/Facebook


Leave a Reply