Ja pse i duhej Bekim Mema Benet Becit:
Në kohën kur Bekim Mema mbante detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik, drejtoritë në varësi të tij zhvilluan tendera dhe shpërndanë grante sipas dëshirës së Bekim Memës.
Konkretisht, Drejtoria e Bujqësisë, në varësi të Memës, projekton një tender me vlerë 360 milionë lekë të vjetra për strehëzën e qenve, ndërkohë që për këtë qëllim mund të përdorej fare mirë ish-reparti ushtarak.
Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Përmirësimit të Klimës së Biznesit, edhe kjo në varësi të Memës, u dha grante familjarëve dhe mbështetësve të Benet Becit. Konkretisht, kjo drejtori i jep grant bashkëshortes së drejtorit të Bujqësisë, rast për të cilin KLSH-ja duhet të bëjë verifikimet përkatëse dhe, nëse konstaton shkelje, t’ia referojë çështjen drejtësisë.
Drejtoria e Turizmit, gjithashtu në varësi të Memës, projekton dhe zhvillon tenderin për Zyrën e Informacionit, me vlerë 70 milionë lekë të vjetra. Afatet për përfundimin e punimeve kanë përfunduar, ndërsa edhe ky tender ngre dyshime, duke parë ndërtimin dhe sipërfaqen e objektit.
Këto dhe shumë të tjera i siguruan Bekim Memës postin e nënkryetarit.
Në Bashkinë Shkodër ka vetëm vjedhje dhe hajdutë!
Më 9 maj, Shkodra voton kundër hajdutëve!
Burimi/Facebook/Shkodra asht Dashni – Ne Shkoder …


Leave a Reply