Shkodër, 36 vite nga një prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e lirisë fetare në Shqipëri: rihapja e besimit në publik, e simbolizuar nga falja e namazit në Xhaminë e Plumbit në Shkodër, më 16 nëntor 1990.
Pas dekadash ndalimi të ushtrimit të fesë gjatë regjimit komunist, qindra besimtarë u mblodhën në Xhaminë e Plumbit për t’u falur hapur, në një moment që do të shënonte një kthesë historike për lirinë e besimit në vend.
Falja u udhëhoq nga Hafiz Sabri Koçi, i cili, me këtë akt, u bë një prej figurave simbol të rikthimit të praktikimit publik të fesë në Shqipëri.
Kjo ngjarje nuk përfaqëson vetëm një moment të rëndësishëm për komunitetin mysliman, por edhe një dëshmi të guximit qytetar dhe të përpjekjes për rikthimin e lirive themelore pas një periudhe të gjatë represioni.
16 nëntori mbetet një datë simbolike për Shkodrën dhe Shqipërinë, duke përcjellë ndër breza mesazhin e lirisë së besimit, tolerancës dhe bashkëjetesës fetare.
Burimi/Facebook/portaliveriusot


Leave a Reply