A do të lejojmë të heshtim përballë asaj që na takon të gjithëve?
A do të lejojmë që tokat dhe hapësirat me interes të përbashkët, që janë trashëgimi e brezave dhe pasuri e komunitetit tonë, të tjetërsohen pa transparencë dhe pa miratimin e qytetarëve?
Toka nuk është vetëm pronë. Ajo është histori, identitet, kujtesë dhe e ardhme.
Sot mund të heshtim, por nesër brezat që vijnë mund të na pyesin: Ku ishit ju kur po humbiste pasuria që duhej ta ruanit për të gjithë?
Nuk bëhet fjalë për interesa personale, partiake apo politike. Bëhet fjalë për interesin e përbashkët të Zhelinës.
Kërkojmë transparencë, informim publik, respektim të ligjit dhe nga institucionet përgjegjëse.
Zhelina nuk është pronë e askujt në veçanti. Zhelina është e të gjithë qytetarëve të saj!
Të mos jemi spektatorë të fatit të vendit tonë!
Burimi/facebook


Leave a Reply