Le të rendisim ata që ka me vete dhe ata që ka kundërshtarë protesta:
– Soros dhe majtistoglobalistët në politikën amerikane dhe në pushtet në BE. Ata e kanë Ramën një prej kalorësve të përzgjedhur.
– Krimi i organizuar.
Cipa që e ndan krimin e organizuar nga shteti, me ardhjen e Ramës në pushtet u ça. Emrat më të rrezikshëm të krimit diktojnë jo vetëm ekonominë por edhe emërimet në gjithë sistemin shtetëror. Sot Shqipëria ka dy sisteme paralele:
1 – fasadën e një sistemi formal, ku punonjësit dhe tregëtarët e ndrrshëm mezi sigurojnë mbijetesën.
2 – Real ekonomia, ose një parajsë e parasë së krimit që nis nga çminet e çmendura të fruta – perimeve, vazhdon me apartamente me nga 5000 €/m² e përfundon me monopole dhe grabitje territoresh. Garant për këtë sistem është Edi Rama dhe krimi i organizuar e di këtë.
– Oligarkia.
Në një farë mënyre është vazhdim i krimit të organizuar, por këta tashmë janë sipërmarës, funksionsrë, persona publik etj, krejtësisht formalë, por arkitektë e njëkohësisht konsumatorë të korrupsionit absolut, ngritur dhe konsoliduar prej udhëheqjes së Edi Ramës. Ikja e Ramës ua rrënon monopolet dhe thërmon perandorinë.
– Politika e vjetër.
A – Për militantët e partisë në pushtet nuk ka pse shpenzoj argument. Ata e kanë partinë fe edhe kur janë në opozitë. “Të m’varin ktu, un votoj për “sasalisten” – është shterim i çdo argumenti.
B – Tezat se “shqiptari nuk ngrihet”, “vetëm Berisha ngre popullin”, “vetëm Berisha e mund Ramën” kanë dalë gënjeshtra. Pas daljes së shqiptarëve në shesh opozita e PD ka humbur rolin, kuptimin, thelbin. Ka plot demokratë që e kanë kuptuar dhe dalin në shesh për një politikë të re. Por plot të tjerë vijnë si diversantë, me kap protestën me qëllimin e largët rrotacionin, i cili do ti rikthente blloqet e gjobave që ua hoqi nga duart rilindja.
– Mediokriteti dhe rutina.
Shumë prej nesh, në të keq e siklet, e kemi gjetur një qoshe as mirë as keq, por që tashmë jemi pajtuar me idenë që kjo është jeta jonë dhe me tmerrin se po lëvizëm, mund të bëhet më keq. Të mësuar prej 36 vjetësh të jetojmë në një gjol muti deri në gojë, frika më e madhe mbetet ” aman mos luaj gjë”! Se po luajti, bëhen dallgë e na hyn muti në gojë.
– Tradhëtia, gënjeshtra, pabesia, mercenarizmi, servilizmi, konformizmi dhe çdo mekanizëm tjetër mbijetese që ky popull ka përpunuar në 6 shekuj nënshtrim ndaj pushtetit, që gjithnjë ka qenë armiqësor dhe mizor me të.
– Mediat, si esenca e çka thamë më lart.
Që në embrion mediat private në Shqipëri lindën si armë për të mbrojtur bizneset që i pollën. Herë në sulm e herë në mbrojtje mediat e patën një farë historie për të qenë, deri kur ” mblodhi armët” Rama dhe tash 13 vjet qëllon ai si të dojë me to.
■ Pak a shumë, këta janë armiqtë kryesorë të protestës popullore. Në rastin më të mirë, duan të ruajnë status quo- në. Pra në mos ndryshojë gjë. Në rastin më të keq, pranojnë edhe rrotacionin, por duke ruajtur me fanatizëm të njejtën klasë politike.
● Strategjia:
Një “protestë pa kokë” na dëshmoi krejt të kundërtën. Gjithë çka kam renditur më lart futën njerëzit dhe mjetet e tyre.
* “Nuk duam përfaqësim! Nuk duam drejtim”! – kjo qe ndër të parat deklarata dhe nga më të egrat. Kushdo që u organizua, qoftë edhe për të bërë ndonjë deklarat mbështetjeje, u kafshua keqas nga njerëzit e ESTABLISHMENTIT për të cilin fola më lart.
* “Të mos faktorizohen individë! Të mos këtë protogonizëm”! – ky qe helmi i dytë i tejstudiuar nga politika e vjetër.
Nëse në këta 2 muaj do të kishte spikatur të paktën një individ me mend në ditë, protesta do të kishte patur të paktën 65 përfaqësues të saj që;
• Mendojnë ndryshe nga regjimi dhe turmat e indoktrinuara
• Do propozonin zgjidhje për një politikë të re
• Do të qenë bërthama e një force politike kundërshtare të ESTABLISHMENTIT dhe OLIGARKISË të inkriminuar gjer në gjenezë.
Arma më masive e përdorur ndaj çdo zëri apo organizimi mbetet helmi klasik i shpifjes dhe përbaltjes: “ky i shitur”, “ai i filanit”, “ky që do të bëjë karierë”…
* “Protesta është e popullit ndaj dhe mikrofoni është i popullit”. Me këtë sofizëm një grup i vendosur nga palca e PD në protestë drejtoi fjalimet publike në shesh. Ç’nuk na panë sytë e ç’nuk na dëgjuan veshët Çdo lloj halli vetjak, piskamë skizofrenike deri dhe nevoja epshore. Por alternativa, zgjidhje, ide? Jo!
■■ Tani le të shohim cilët elementë janë PRO protestës.
♡ Bindja dhe vendosmëria popullore.
Rama tashmë konsiderohet si armik i Shqipërisë, antishqiptar dhe pushtues. Ndërsa Berisha është identifikuar si ortak në politikë, biznes dhe krim. “Rama në burg – Berisha në burg” mishëron vetëdijen e qytetarisë se :
• kjo klasë politike është mëma dhe bija e tranzicionit dhe e ka mbaruar ciklin tashmë.
• Kjo klasë politike ka shpopulluar vendin, përmes veprimeve dhe mosveprimeve të saj
• Kjo klasë politike ka grabitur pronat e shqiptarëve dhe po e jep Atdheun për dy kacidhe tek krimi i organizuar dhe tek të huaj jo miqësorë me ne.
• Kjo klasë politike është tashmë armiqësore me interesat e vendit dhe popullit dhe, më së paku duhet të kalojë në opozitë.
Kjë vetëdije , bashkë me frikën e jashtëzakonshme që bart, është shtysa që ka bërë qytetarinë të braktisë politikën “PS&PD” dhe të kërkojë një ndryshim rrënjësor POLITIK, EKONOMIK, SHOQËROR TË SISTEMIT, i cili të pasqyrojë edhe evoluimin real të pjesës së shëndoshë të shoqërisë.
♡ Disa faktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë janë në anë të protestës. Që nga SHBA, Italia e Gjemania, përfshi edhe grupime e lobime të rëndësishme në vende të tjera, me të cilët Rama ka bërë pazare për Shqipërinë si për mall të vjedhur
♡ Pakënaqësia mbarëpopullore e një regjimi që u ngrit mbi padrejtësi, veproi me padrejtësi dhe tani ka humbur çdo autoritet pikërisht për shkak se nuk përfaqëson më asgjë, përveç krimit, korrupsionit absolut dhe padrejtësisë të ngritur në sistem.
■■■ Çfarë duhet të bëjmë?
Deri më tash, ESTABLISHMENTI me mercenarët e vet futur mes nesh ia ka dalë të na fusë në një rreth vicioz, dy mujor, ku ne dalim në bulevard, zbrazim mllefin ndaj të keqes, vijmë vërdallë nëpër Tiranë dhe presim të nesërmen për të njejtin ritual.
Boll!
Këtu po bëjmë lojën e ESTABLISHMENTIT!
Protesta duhet:
1 – Të identifikojë individë që E PËRFAQËSOJNË.
“Përfaqësojnë çfarë”? – është pyetja.
“Përfaqësojnë vetëdijen se kjo klasë politike duhet shporrur, duhet rinidur sistemi demokratik që nga partitë e deri në Kuvend, dihen çmontuar monopolet ekonomike dhe vendosur ekonomi liberale tregu.”
2 – Të organizohen këta individë në formacion/e politik/e, duke paraqitur në popull platformat, idetë dhe mënyrat për ndaljen e shpopullimit dhe copëzim- shitjen e atdheut dhe rigritjen e Shqipërisë.
3 – Mobilizimin e qytetarisë së distancuar nga politika e vjetër në një betejë të strukturuar për Shqipëri demokratike, me standarte lirie dhe ekonomie siç kërkuam në vitin 1990.
Mbyllja:
Politika është e organizuar.
Bizneset pranë qeverisë janë të organizuara.
Krimi është i organizuar.
Propaganda është e organizuar.
… vetëm protesta na u dashka lënë… SPONTANE?!
Lëvizjet popullore janë të mrekullueshme, por zgjidhjet përherë i kryen politika. Nëse nuk duam që edhe këtë herë krizën të na e zgjidhë Edi me Saliun , plus kontornot e partive të vogla, propozimi dhe bindja ime është: PËRFAQËSIM POLITIK I POPULLIT NË PROTESTË, NGA NJERËZ TË PROTESTËS!
Burimi/Facebook


Leave a Reply