Nga Dr. Adil Mustafa
…Dr.Adil Mustafa 6-08-2026
Përgjegjësia e klasës politike shqiptare.
Por përgjegjësia nuk është vetëm e klasës politike maqedonase.
Një pjesë e madhe e përgjegjësisë bie edhe mbi klasën politike shqiptare, e cila për më shumë se tri dekada ka dështuar ta shndërrojë besimin e qytetarëve në fitore kombëtare.
Shqiptarët nuk i kanë votuar për t’u bërë dekor i qeverive, as për të numëruar ministri e poste. I kanë votuar për të mbrojtur të drejtat kombëtare, për të garantuar barazinë kushtetuese dhe për të mos lejuar që zëri i shqiptarëve të zbehet në tavolinat e pushtetit.
Fatkeqësisht, në vend të përballjes me padrejtësinë, shpesh është zgjedhur kompromisi. Në vend të qëndrimit dinjitoz, është zgjedhur heshtja. Në vend të kushteve të qarta politike, është zgjedhur ruajtja e kolltuqeve.
Për këtë arsye, shumë shqiptarë kanë krijuar bindjen se partitë shqiptare janë shndërruar në mbështetëse të qeverive maqedonase, pa arritur të sigurojnë ndryshimet themelore që shqiptarët i kërkojnë prej vitesh. Shqiptarët nuk kanë nevojë për ministra pa fuqi vendimmarrëse, por për përfaqësues që dinë të thonë “Jo” kur cenohen interesat kombëtare.
Nuk mjafton të jesh pjesë e qeverisë. Duhet të jesh zëri i popullit që të ka votuar.
Nëse pas më shumë se tridhjetë vitesh shqiptarët ende nuk janë të njohur si popull shtetformues, nëse Kushtetuta nuk garanton barazi të plotë, nëse vazhdon pabarazia në investime, në drejtësi, në përfaqësim dhe në zhvillim, atëherë lind pyetja që pret përgjigje:
Për çfarë kanë shërbyer gjithë këto pjesëmarrje në pushtet?
Ka ardhur koha që klasa politike shqiptare të zgjedhë.
Ose të jetë zëri i shqiptarëve dhe të vendosë si kusht të panegociueshëm ndryshimin e Kushtetutës dhe njohjen e shqiptarëve si popull shtetformues, ose të pranojë se ka dështuar në misionin historik që i është besuar.
Historia nuk do t’i gjykojë nga numri i ministrive që kanë drejtuar, por nga të drejtat që kanë fituar ose kanë humbur për popullin shqiptar.
Koha e justi
Burimi/Facebook


Leave a Reply