Që nga muaji mars, i jemi drejtuar çdo ditë institucioneve shtetërore, (që në këtë kontratë janë palë kontraktuese), duke kërkuar që të përmbushin detyrimet e tyre kontraktore, të krijojnë kushtet e nevojshme dhe të mundësojnë qasjen tonë në kantier, në mënyrë që të përfundonim edhe ato punimet të mbetrura dhe ta vinim aeroportin në operim.
Njëkohësisht, u kemi kërkuar vazhdimisht organeve të drejtësisë, në të gjitha format ligjore, të zhvillojnë hetime të plota, të pavarura dhe të paanshme për të identifikuar dhe nxjerrë para përgjegjësisë personat që shkaktuan këtë situatë dhe që çuan në krijimin e një prej skandaleve më të rënda që ka prekur ekonomin e vëndit.
Kemi kerkuar cdo mundësi për të evituar një Arbitrazh që do të jet shumë i rendë për palët.
….Plotësishtë jam dakord me vlerësimin e avokatit tim që thot se “koha e emocioneve ka kaluar”!
“Ne kemi një kontratë koncesioni të lidhur në përputhje me legjislacionin shqiptar, me parimet e së drejtës tregtare dhe me standardet ndërkombëtare. Kjo kontratë është krijuar për të prodhuar efektet e saj juridike dhe ekonomike përmes ndërtimit, përfundimit dhe operimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.
Për fat të keq, kjo kontratë nuk u lejua të arrinte fazën e operimit dhe, rrjedhimisht, të realizonte objektivin për të cilin ishte lidhur. Për këtë arsye, të drejtat që burojnë prej saj do të kërkojnë mbrojtje përmes mekanizmave ligjorë dhe gjyqësorë. e jo më emocionale” thot avokati.
“Në këtë fazë nuk ka më vend për emocione. Ka vetëm fakte, dokumente dhe detyrime kontraktore. Të gjitha provat që posedojmë do t’u paraqiten përfaqësuesve ligjorë dhe gjykatave kompetente, të cilat do të vlerësojnë përgjegjësitë e secilës palë.” vazhdon ai.
Prej muajsh kemi kërkuar, me shkresa zyrtare, deklarata publike, (takimet me në janë refuzuar), vetëm një gjë: të na lejohej qasja në kantier për të përfunduar punimet ashtu si është e paraparë në kontratën e koncesionit.
Për tërë kohën kjo nga MIE është mohuar.
Si pasojë e papergjegjesive të disa përsonave që vepruan më vetëgjyqesi , objekti me vlerë të jashtëzakonshme është lënë pa mirëmbajtjen minimale teknike. Pajisjet, instalimet dhe sistemet e ndjeshme kanë mbetur të ekspozuara ndaj kushteve atmosferike dhe mungesës së funksionimit, me rrezik të dëmtimit ose humbjes së garancive të prodhuesve.
Në të njëjtën kohë, kompania jonë është privuar nga e drejta për të kryer edhe veprimet më elementare për ruajtjen dhe përfundimin e investimit. Aeroporti ishte në fazën përfundimtare të realizimit. Mbeteshin instalimi i disa sistemeve, testimet përfundimtare, pastrimi dhe përgatitja për operim.
Ndërkohë, sot pretendohët nga MIE se projekti është në vonesë. Është e pamundur të kërkohet përgjegjësi për vonesa nga një kompani që për muaj të tërë është penguar vet nga MIE me mosveprimet e tyre si dhe nga policia e shtetit, që specjalistet e MABCOS fizikisht të hyjë në kantier dhe të kryejë punën për të cilën ishte kontraktuar.
Ky është projekti i parë në historinë e Mabetex që nuk ka arritur të përfundohet. Jo për mungesë kapaciteti teknik, financiar apo profesional, por sepse kompania u privua nga e drejta për të vazhduar punimet.
Ky fakt përbën një dëm të konsiderueshëm jo vetëm financiar, por edhe reputacional për kompaninë qe dikush duhët të përgjigjet.
Po ashtu, është me rëndësi të theksohet se pengesat nuk kanë ardhur si rezultat i një mosmarrëveshjeje të zakonshme ndërmjet ortakëve.
Bllokimi fizik i kantierit, pengimi i qasjes dhe moszbatimi i detyrimeve kontraktore janë çështje që kërkojnë një HETIM të plotë institucional dhe ligjor.
MABCO NË KËTE STORIE ËSHTË DASHUR TË MBROHET NGA TENTATIVAT PER MASHTRIM, VENDIMET KONTRADIKTORE DHE JOLIGJORE TE GJYKATESVE TË NDIKUAR, INDIFERENCA APO MBESHTETJA INSTITUCIONALE TE PERSONAVE QE VEPRONIN JASHTELIGJESHEM DHE ME VETËGJYGJESI SI DHE INTERFERIMI EKLETANt I PUSHTETIT TEK VENDIMET GJYQËSORE, VENDIME KËTO QË BLLOKUAN FUNKCIONIMIN E ORGANEVE TË VIAs
Sa herë kemi kërkuar sqarime nga policet që mbanin të bllokuar qasjen në kantjer, arsytimi i tyre ishte “me urdhër nga lartë”. Pikërisht për këtë arsye kemi kërkuar vazhdimisht një hetim të plotë institucional për të përcaktuar përgjegjësitë dhe për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë çuar në këtë situatë.
Jam i bindur se në një proces të rregullt ligjor, kombëtar ose ndërkombëtar, faktet, dokumentet dhe provat do të flasin vetë.
Tani është rruga e vetme për të mbrojtur të drejtat tona për të sqaruar plotësisht atë që ka ndodhur me këtë investim.
Ua kemi borxh qytetareve te Shqiperise te bejme transparente cdo dokument dhe fakt si, kur, ku dhe pse ka ndodhur pergjithe rrugetimit tonë legal,
BP




Burimi/Facebook


Leave a Reply