Kini durim dhe lexojini këto dy faqe tekst për me mësue sesi poeti ynë Kombëtar Gjergj Fishta mbron nga sulmet e pameritueme e të pamendta serbe, psikën dhe shpirtin e popullit shqiptar. Këtë tekst ai e shkroi si parathëniën e poemës së vet lirike “Jerina ase mbretnesha e luleve” pak para se të vdiste, më 1940.
Parathanje
Luftet turko-balkanike ish-Kryeministri i Serbís, Vladanj Gjorgjevic, botote nji liber nen titullin Les Albanais et les Grandes Puissances, me qellim qi me skreditue Shqyptarët para botës së gjytetnueme e kshtu me pritë qi Pushtetet e Mdhá mos t’ a qitshin Shqypnin shtet m’ vedi e të pamvarshem. E per me i dalë këtij qellimi të vet në krye, posë shkaqesh etnologjike, ekonomike, politike e strategjike, bijte edhe arsye psikologjike e kulturale, veç si t’i lshote nji hije mâ të zezë kombit shqyptár; tue e paraqitë si nji razza inferiore, e qi s’ishte i zoti me u qeverisë më vedvedi.
Tue kênë, tash, se pergjithsisht Poezija âsht vetë pasqyra e psihes së nji çdo kombi, auktori, per me paraqitë Shqyptarin si të poshterm para syve të botës, me dredhí pernjimend bizantino-balkanike, rmueka neper plehna të folklorës s’onë kombtare e bashkueka vjerrsha e kangë, ku kishin kenë mâ të paláme e të perdhosuna, tue shtue se jo veç Shqyptarët s’ po kishin as s’ po këndojshin kangë tjera dashtnije mâ të njerzishme; por se as të zott s’ po ishin me këndue gruen, per pa u zhytë nder palaví e fjalë të shnjerzueme.
E vertetë se, per me qitë poshtë fjalët e pohimet e këtij auktori në ket pikpamje, do të kishte mjaftue me e pasë kshillue qi të këndote në Visarin Kombtár të P. V. Prennushit O.F.M. kangët e vallet darsmash në Veri të Shqypnís; si edhè ato të Shqyptarve t’Italís, mbledhë e botue në formë të nji epitalami ndonji kómb tjetër i Europës shka s’ besoj se e ká prej Prof. Giuseppe Schirò, e do të kishte pá, po, vetë, se fjalët e tija mbi ket çashtje nuk janë tjeter veç se nji imposturë: fort e mâ fort pse ato kangë të tija kan kenë mbledhë nder elementa të Shqypnís, të cillt s’ mund të mirren kurrsesi per eksponenta të psihes shqyptare.
Me gjithkta, per me u tregue edhè nji herë mâ teper kundershtarve të kombit t’onë, se Shqyptari âsht i zoti jo veç me shkrue mbi dashtní e hijeshí të grues, pa cenue kurrkund moralin e njerzín; por se edhè kah trajta me i prû kto shkrime me fjalë e thânje t’ardhshme e krejt mbrenda çarkut t’estetikës, ç’ prej vjetit 1914 zûna fíll e shkrova ket poemth melodramatik nen titullin Jerina ase Mbretnesha e Lulevet. E pse prej kangësh e vallesh s’ona popullore vêhet oroe se Shqyptari, mâ fort se dashtnín, këndon hijeshín e grues, shka edhè perkon mâ së miri me temperament të nji populli kreshnik, kshtu per subjekt të këtij poemthi u muer bindja ndaj hijeshín e grues, e jo rektimet sado të pastra të dashtnís ndaj tê. E perse, sado të nalta të jenë lavdet ndaj hijeshín e nji Mbretneshe, ato s’mirren per lurtuese e ampoloze, e mund të kenë hije në gojë të nji çdo nieri, kshtu ngerthetimi i veprimtarís së melodramit u end per rreth njaj vashe, qi zêhet se lulet e zgodhen per Mbretneshë të veten, e qi njiheri kjo do t’ishte edhe Mbretneshë e Shqypnís; pse melodrami kje shkrue per me kremtue kunorimet eventuale të Mbretneshave të rregjinís shqyptare. Prandej nder rasa së kso së kremtesh êmni i Mbretneshës së luleve, Jerina, do të xevendsohet me êmnin e Mbretneshës së Shqypnís.
Publiku intelektual shqyptár e koha kan me gjykue, palè se dér ku kam mujtë me i dalë këtij qellimi t’em në krye.
GEGË TOSKA
Burimi/Facebook


Leave a Reply