1.Shitblerja e votës është një fenomen aspak demokratik , që në Shqipëri ka marrë permasa reale dhe të frikshme në këto vitet e fundit, i cili godet dhe dhe dëmton vlerat demokratike , perspektivën dhe nevojat reale të vendit.2.Të gjithë kemi qënë dëshmitarë të fakteve, kur është folur ,diskutuar, dëgjuar për çmimin e një vote, si në zgjedhje parlamentare ,ashtu edhe ato lokale në Shqipëri,duke ju afruar para në dorë ,shtresave në nevojë, apo personave të cilët nuk vlerësojnë rolin dhe rëndësinë e votës, duke zbatur kriteret e rregullave të tregtisë kërkesë-ofertë për një votë.
3.Komunitetet fetare në Shqipëri kanë deklaruar hapur se dënojnë shitjen dhe blerjen e votës ,si ndëshkim nga Zoti,si përbuzje e të varfërve dhe pasurim i të pasurve në kurriz të varfërisë e pamundësisë së organeve shtetërore për të ndihmuar këtë shtresë në nevojë.
4.Në këto vite aspak demokratike, kush janë treguar më ustallarë në këto blerje votash në shumë palë zgjedhje, ato që mendojnë pushtet ,ato duan të përfaqësojnë shtresa,individë apo shoqërinë civile .
5.Ato që shkuan shtëpi me shtëpi me lista në duar e me para në çantë, diku me lekë apo diku me euro ,diku me premtime për vende pune, apo edhe diku me mbështetjen e bizneseve me të drejtë përfitimi pas fushatës zgjedhore.
6.A kemi të drejtë ti quajmë këto zgjedhje një zhgënjim për demokracinë shqiptare ,kur pushteti nuk përcaktohet nga vota e lirë dhe demokratike, por nga blerja dhe shitja e saj .
7.A ndihen qytetarët e ndershëm të përfaqësuar politikisht kur varfëria e detyron ta shesë dhe jo ta besojë votën njeriut që i beson dhe e përfaqëson realisht atë ,jashtë një shfrytëzimi të nevojave momentale, por pa të ardhme dhe shpresë për të nesërmen.
8.Le të shpresojmë se ky do jetë edhe fundi i kësaj tragjedie në demokraci jo reale shqiptare,por mendja dhe dora të votojë atë që me të vertetë e meriton dhe joblerësit tregtar politik.
9.Në rast të kundërt ne nuk kemi mundësi të zgjedhim ,por do të përfaqësohemi nga pushtetarë milioner apo miliarder që shfrytëzojnë fukarallëkun dhe varfërinë aktuale,por pa program e alternative për të sotmen dhe të nesërmen.
10.Zhgënjimi politik sot mund të jetë real ,por të shesësh votën është mëkat para vetes, të ardhmes së fëmijëve tuaj dhe Zotit.
Duhet të respektojmë votën dhe veten tonë , pastaj kemi të drejtë të kërkojmë llogari politikes blerëse!
Me respekt P.M
Burimi/Facebook


Leave a Reply