Është mediumi më i vjetër elektrik që ende ka qëndresë dhe nuk vdes.
Ka shkolluar fshatra e treva të tëra. Ka mësuar gjuhë, histori, muzikë. Ka qenë universiteti i atyre që s’kishin shkollë.
Radioja është zëri i lagjes. Njofton festat, motin, problemet. Krijon kuptimësi dhe lidhje mes njerëzve.
Është zëri më i lirë dhe më i shpejtë. Nuk ka nevojë për kamerë, për grimm, për PR. Mjafton një mikrofon dhe e vërteta.
Bukuria e radios është që nuk të tregon, të lë ty të imagjinosh.
Nuk ka imazh. Ka zë.
Ti i vendos fytyrat, i ngjyros qytetet, i krijon detet. Të shoqëron kur je vetëm në makinë, në kuzhinë. Është si një mik që flet me ty.
Dhe muzika… radioja e bëri muzikën globale. Një këngë e dëgjuar në radio mund të ndryshojë jetën.
Radioja ka nxjerrë gjigantë. Ka qenë shkolla e tregimtarëve:
Ernest Heminguei, para se të bëhej shkrimtar nobelist, në rininë e tij ka punuar si gazetar dhe ka raportuar edhe për radio gjatë Luftës Civile Spanjolle. I pëlqente fuqia e fjalës së folur.
Orson Welles, me transmetimin e tij “Lufta e Botëve” në vitin 1938 tregoi fuqinë e radios për të krijuar realitet.
Televizioni të tregon botën. Interneti të jep gjithçka.
Por radioja të bën shoqëri.
Ajo është zëri që të thotë: “nuk je vetëm” në 3 të mëngjesit, apo në ditët e fundjavës. Siç është kjo sot, në Radio Shkupi, në programin “Freski Verore”, e udhëhequr nga moderatorja e shkëlqyer Laura Laci. Të cilën e falënderoj për ftesën dhe për mundësinë që ta shijoj edhe këtë ndjenjë..!
Madje edhe unë vetë e kam shkruar tekstin e këngës “Zemër e thyer”, kënduar nga Elita 5…që ka të bëjë pikërisht me radion që dikur na bënte shoqëri, sidomos në çastet e vetmisë së madhe.


Burimi/Facebook/Radio Shkupi


Leave a Reply