(Çudi shqiptare ) Kur dritat mungojnë prej 15 vjetësh ndodh që në një fshat, banorwt të harrojnë kush ka qenë presidenti apo kryeministri i fundit që kanë parë në ekranin e shtëpisë së tyre.
Në realitetin shqiptar ku ata shfaqen gjithkund duket e pamundur. E pra nuk është kështu.
Sado të duket e pabesueshme, banorëve të një fshati në Shqipëri televizori nuk duhet për asgjë, bile në masë dërrmuese në shtëpitë e tyre nuk ekziston fare si objekt.
Banorët e Bruçajt kanë harruar se kush ka qenë! Për një pjesë, ai është Aleksandër Meksi. Për të tjerë, Fatos Nano. Ajo që i bashkon të gjithë është se ora u ka mbetur rreth 15 vite më parë.
Kush mundet një herë në disa muaj që të zbresë në qytetin e Shkodrës edhe merr informacion. Të tjerët, duke patur parasysh edhe shpërndarjen e madhe që ka ky fshat, janë në terr të plotë informativ.
“Nuk kemi drita përveç Diellit dhe Hënës”, thonë banorët.
Kur bota diskuton për përparimin e frikshëm të teknologjisë apo Shqipëria promovon oferta të celularëve dhe laptopëve të fundit, kur politika është zhvendosur në rrjete e platforma “online”, asgjë nga këto nuk mbërrin në Bruçaj.
Ndiqni të plotë dokumentarin e gazetarit Marin Mema.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply