Për herë të fudnit që Bleona Qereti u bë kryefjala emediave rozë ishte kur u shfaq me fustan rrjetë në “Vanity Fair Oscar Party”. Pasi doli topless në tapetin e kuq, ajo publikoi edhe këngën më të re “Wicked Love”. Bleona është rikthyer sërish dhe këtë herë bëhet fjalë për lancimin e një libri autobiografi që këngëtarja ka premtuar prej kohësh që do ta botonte. Ajo është shprehur se do të rrëfejë detaje të padëgjuara më parë nga jeta e saj.
“Shumë krenare dhe e lumtur që do të njoftoj se libri për jetën time për të cilin ju të gjithë keni pritur aq gjatë, është më në fund në rrugën e tij. Arma më e mirë që kam në jetën time është e vërteta. Ky libër shpjegon se çfarë do të thotë të thuash Jo dhe të marrësh një Jo si përgjigje,”- shkruan Bleona në një status në rrjetet sociale. Këngëtarja është shprehur edhe më parë se do të publikojë emra të rëndësishëm ku përfshihen edhe politikanë të cilët kanë pasur flirte me të.
shqiperiaime.al


Leave a Reply