Një i moshuar i ka dhënë fund jetës duke vetëvrarë me çifte. Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 14.00 në lagjen “Sporti” të Gramshit.
Ai u gjet në banesë pa jetë. 79-vjeçari me inicialet A.Z., është vetëvrarë me armë gjahu çifte, të cilën e ka patur me leje.
Nga veprimet e para hetimore nuk u konstatuan dëmtime apo shenja dhune”, njofton policia.
Mësohet se i moshuari jetonte me djalin dhe nusen, dhe para pak kohësh i ishte ndarë nga jeta bashkëshortja.
shkodranews.org


Leave a Reply