Një avion algjerian tranporti u rrëzua sot, duke vrarë të paktën 257 personat në bord shumica e tyre ushtarë, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Mbrojtjes të Algjerisë.
Zyrtarët thanë se avioni u rrëzua pak pas ngritjes, pranë bazës ajrore Boufarik, rreth 25 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Algjer.
Në mesin e viktimave janë 247 pasagjerë dhe 10 anëtarë ekuipazhi. Shumica e viktimave ishin ushtarë dhe familjarë të tyre.
Avioni ishte nisur drejt qytetit jurperëndimor, Tindouf. Nuk dihet ende shkaku i rrëzimit të tij.
Burimi/Zeri i Amerikes
Leave a Reply