Kur jeni produktiv në punë nuk ka asgjë më të keqe se rënia e mesditës që ju heq përqendrimin dhe ul nivelet tuaja të energjisë.
Një gjumë i shkurtër mund të jetë çelësi për tu rifreskuar dhe për të qenë gati për të vijuar ditën – në fakt, hulumtimet tregojnë se dremitja e drekës mund të përmirësojë performancën deri në 34%.
Natyrisht, nëse punoni në një zyrë ose jashtë, nuk ka saktësisht shumë vende të qeta për ta bërë një sy gjumë.
Megjithatë, një zinxhir i hoteleve në Mbretërinë e Bashkuar u ofron britanikëve mundësinë e përsosur për të marrë një pushim të merituar, për nder të Ditës së Dremitjes, të hënën më 26 mars.
Rrjeti Hilton po jep dhoma të lira, deri edhe falas për ngjarjen e veçantë, nëpër një mori hotelesh në Mbretërinë e Bashkuar, në mënyrë që ata që kanë nevojë për pak gjumë drake të mund ta bëjnë këtë në qetësi dhe shtretërit e rehatshëm, shkruan ShkodraNews.
Të ftuarit do të jenë në gjendje të shfrytëzojnë shumicën e dhomave, të cilat do të jenë në dispozicion nga ora 12-2pm të hënën.
Oferta vlen vetëm për të hënën më 26 mars dhe ka një limit për një mysafir në dhomë.
Kujtojmë se rrjeti Hilton së shpejti do të jetë edhe në Tiranë.
shqiperiaime.al/


Leave a Reply