Gjykata e Krimeve të Rënda dha sot dy burgime për jetë dhe 150 vite burg për 11 të akuzuarit e ngjarjes ne Lazarat te Gjirokastres ku mbeti i vrarë efektivi i forcave speciale RENEA-s, Ibrahim Basha, qershorin e vitit 2015.
Për dy prej personave Albion Aliko dhe Bajram Boçi u dha dënimi me burgim të përjetshëm, për Elvis Boçin, 35 vite burg dhe për 7 anëtarët e tjerë të grupit janë dhënë dënime nga 9 deri në 20 vite burg.
Prokuroria për Krime të Renda kishte kërkuar tre dënime me burgim të përjetshëm për Arbion Aliko, Bajram Bocia, dhe Elvis Bocia, dhe 172 vite burg për tetë të akuzuarit e tjerë.
Të gjithe personat janë hetuar në “arrest me burg” dhe u gjetën përgjegjës për ngjarjen e 24 Qershorit të tre viteve më parë kur një automjet i policisë u qëllua tek hynte në fshatin Lazarat dhe për pasojë mbeti i vdekur
Oficeri i Forcave Speciale “Renea” Ibrahim Basha dhe u plagosën dy efektivë të tjerë.
Buri/Zeri i Amerikes
Leave a Reply