Zërin-o që ma nxjerr nga goja, valë m’u bëka, fjongo dallge.
Për atë diell që ka Vlora, do të zgjoj kala dhe male.
Për një iso që larg tretet do të bëhem pelegrin.
Dhe me këmbë do të marr detetPër të mbedhur trëndafilë.
Për një mall që ma zgjon Vlora do të bëhem krahë shqiponje.
Bukuritë që ka bota si kallinj këtu shkrumbohen.
Valë e Jonit kuqëlon, ç’po këndon Karaburuni.
Sy i ballit u verboftë kur qepallat i zë gjumi.
E më derdhet musht i fjalës derdhur-o nën portokalle.
Sikur jam në mes të përrallës kur shoh pisha, kur shoh plazhe.
Dhe mes fletës e prek gjakun nën ullinj zgjoj historinë.
Këtu bëj besën me pragun gju më gju me krenarinë.
Me një iso zgjoj ullishta, me një këmbë do të marr valle
Si princeshë më vjen Kanina si të ishte shtojzovalle.
Bekoj fjalën pranë Sazanit majë e artë e lashtësisë.
Vlora, hap i flamurtarit. ëndërrlindur prej lirisë.

Burimi/Facebook


Leave a Reply