Për mua, ersitetin e Mynivazhdimësia e studimeve të gjuhës shqipe në Univhut nuk është thjesht një çështje akademike. Është një përgjegjësi ndaj gjuhës, kulturës dhe identitetit tonë.
Për shumë vite kam punuar me fëmijët e brezit të dytë të emigracionit shqiptar në Itali, duke drejtuar një shkollë të gjuhës dhe kulturës shqiptare. Kam parë nga afër sa e vështirë është ta ruash gjuhën amtare larg atdheut, por edhe sa e madhe është krenaria e një fëmije kur arrin ta flasë, ta lexojë dhe ta shkruajë shqipen.
Prandaj, ekzistenca e Degës së Albanologjisë në Universitetin e Mynihut ka një vlerë të jashtëzakonshme. Ajo është vazhdim i vizionit të të paharruarit Martin Camaj, i cili e ngriti shqipen në nivelin që meriton në botën akademike. Sot, këtë mision e vazhdojnë me profesionalizëm profesorë dhe akademikë të përkushtuar, për të cilët kam respekt të thellë.
Ruajtja e kësaj dege nuk është vetëm në interes të shqiptarëve. Ajo është një pasuri për universitetin, për shkencën dhe për Evropën, sepse çdo gjuhë që studiohet seriozisht pasuron dijen dhe afron kulturat.
Besoj se kemi detyrimin moral ta mbështesim dhe ta mbrojmë këtë institucion, në mënyrë që edhe brezat që do të vijnë të kenë mundësinë ta njohin, ta studiojnë dhe ta çojnë më tej gjuhën shqipe me dinjitet.
Burimi/Facebook


Leave a Reply