Tani po na del që Alabari qënka bërë pishman për portin e Durrësit që e mori pa lekë. Të mençmit vinë hanë paratë e budallenjve vajti kjo punë.
Të shikojmë se ku fle lepuri se mos na del dhe ky me “humbje si Bankers” përveç tokës i jep Rama edhe ca miliarda dëmshpërbim.
Nuk ka nevojë të jesh specialist ekonomie për të kuptuar se modeli i “Investitorit Strategjik” në Shqipëri po krijon një ndarje të frikshme klase.
Gazetari Mentor Kikia e përmbledh shkëlqyeshëm me një krahasim të thjeshtë: Alabar vs. Qytetari i Thjeshtë.
Nga njëra anë kemi “Investitorin Strategjik” (si rasti i Durrës Yacht & Marina):I dhurohen 81 hektarë tokë publike në bregdet.
Përjashtohet nga taksa e infrastrukturës (rreth 87 milionë €). Përjashtohet nga taksa e strehimit social (rreth 57 milionë €).
Hap themelet, shet “ajër” (apartamente në letër) dhe me ato lekë ndërton pallatet. Shteti i mbyll portin ekzistues dhe merr borxh 1 miliard € për të ndërtuar një të ri.
Nga ana tjetër është “Shqiptari Jo-Strategjik” (çdonjëri prej nesh):
Kur ndërton një shtëpi apo biznes, paguan çdo taksë infrastructure deri në qindarkën e fundit.
Edhe pse paguan taksa, rrugën shpesh e shtron vetë me çakull, ujin e siguron me pus dhe kanalizimet i bën me paratë e veta.
Pyetja që lind është: Pse shteti përdor taksat tona për t’i ndërtuar infrastrukturën një miliarderi që nuk paguan taksa, ndërsa për hesapet tona nuk pyet askush?
Kur bregdeti, ishujt dhe zonat e mbrojtura u falen të pasurve, kurse vendasit nuk blejnë dot më asnjë shtëpi në vendin e tyre nga çmimet stratosferike, a mund të quhemi ende zotër të kësaj toke?
Apo thjesht jemi kthyer në shërbëtorë me qira në vendin tonë?
Me Bankers e dimë historinë e vjedhjes së naftës dhe ne na le tymin e zi. Edhe me pasuritë e tjera si minierat ato të hekurit e të bakrit e të arit dihet që ja u dhuroi Genc Ruli të huajve.
Populli është në errësirë komplet për pasuritë e tij.
Pra ne jemi shërbëtorë në tokën tonë, as barinj nuk jemi se do kishim dhitë tona. Tani nuk ka më as dhi.
Burimi/Facebook


Leave a Reply