Kur e them këtë, e them me përgjegjësinë më të lartë morale dhe politike; sepse, pas daljes s’ime nga burgu i Tiranës (25 Nëntor 2003), jam marrë me hetimin e rastit të vrasjes “aksidentale” të
Tahir Sinanit (veti i pesti) në Tanush të Gostovarit.
Sqarim:
– Për ta hetuar rastin do ta ftoja që, nga SHBA në Tiranë, të vinte “Mësuesi”, i cili, gjatë Luftës së vitit 2001 e kishte stërvitur një grup prej 5 vetash (nga Struga) për përdorimin e minave me telekomandë, grup ky që nuk ishte lejuar që, të shkonte në Tanush të Gostivarit, te Tahir Sinani.
Dhe, kur unë e pyeta “Mësuesin” (i cili edhe tani jeton në SHBA) se, pse nuk ishte dërguar grupi, “Mësuesi” do më thoshte: Sepse, Ali Ahmeti, përmes Konsullit të Shqipërisë në Shkup,
Kristaq Pleshti (nuk e dij a jeton), kishte urdhëruar që grupi të mos shkonte në Tanushë të Gostivarit (te Tahir Sinani), por të qëndronte në Shqipëri.
Pastaj, pas disa muajsh (në verë të vitit 2004)
në Tiranë do ta takoja ish Konsullin Kristaq Pleshti, të cilin, ndër të tjerat, do ta pyesja edhe për atë që më kishte thënë “Mësuesi”, i cili, pasi më pyeti se, nga e dija unë, ma pranoj se ishte e vërtetë.
Dhe, siç më vonë, pas hetimeve të sipërcekura, rastin (në mënyrë të detajuar) ma ka rrëfyer i mbijetuari i vetëm, Hajrush Fejzuli nga Gostivari,
i cili, nga kjo ngjarje ka mbetur dhe ende është invalid, më ka rezultuar më ka rezultuar se, Plani Operativ i Tahir Sinanit ka qenë që ta minonte (me mina me telekomandë) Mavrovën; sepse, në këtë kohë në Mavrovë ka operuar krimineli i Luftës së Bosnjës, Kapiten Dragani me 300 ushtarët e tij kriminelë të Luftës së Bosnjës dhe, meqenëse Tahirit nuk i është dërguar grupi (5 anëtarësh) i përgatitur nga “Mësuesi”, Tahiri ka vendosur që, minimin e gjithë terrenit në Mavrovë ta bëjë vetë, me grupin e tij 5 anëtarësh. Por, gjatë procesit të montimit (lidhjeve me tela) të minave ka ndodhur “aksidenti” dhe fjalët e fundit të Tahirit kanë qenë:
Largohuni shokë se u vramë!
– Pas hetimit të këtij rasti rregullisht kam deklaruar se, Ali Zajazi i ka duart e lyera me gjak shqiptarësh, jo vetëm te vrasja e Tahir Sinanit, por edhe te vrasja e Ridvan Nezirit (Kom. Hoxha) nga Shkupi, te vrasja e Harun Aliut (Kom. Kushtrimi) me shokë dhe edhe te “Rasti Kumanova”.
Madje, do të shtoja se, ka gisht edhe te vrasja e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut; sepse bazën “ilegale” ku kanë qëndruar Afrimi dhe Fahriu,
e ka ditur vetëm Ali Zajazi dhe, gjithashtu edhe te vrasja e Luan Hajradinajt; sepse, me grupin që do të hynte në Kosovë dhe që e ka udhëhequr Luani, deri në Kukës ka qenë edhe Ali Zajazi, i cili, është ndalur në Kukës dhe nuk ka shkuar me grupin.
– Të gjithë ne, që jemi marrë me veprimtari “ilegale” gjatë periudhës së “Luftës së Ftohtë”, e dijmè se, në qytetet kufitare të Shqipërisë këndej Drinit dhe të Shqipërisë andej Drinit, ashtu si Shqipëria (ish Sigurimi Shqiptar) që e ka patur agjenturën e saj, edhe ish RSFJ (ish UDB-ja Jugo-sllave) e ka patur agjenturën e saj, fakt ky që të çon të dyshojsh se, Ali Zajazi në Kukës e ka informuar eprorin e tij (oficerin e UDB-së Jugo-Sllave) për grupin,
madje edhe vendkalimin kufitar ku do të kalonte grupi i udhëhequr nga Luan Hajradinaj.
– Për këtë të fundit, për vrasjen e Luan Hajradinajt, në një nga mbledhjet e ish LPK-së, të mbajtur në Tiranë (në verë të vitit 1998), edhe Hashim Thaçi
e ka akuzuar Ali Zajazin si fajtor të vrasjes së Heroit të Kombit Shqiptar, Luan Hajradinaj.
Kaq për sot!
Burimi/Facebook


Leave a Reply