Në kuadër të turit të takimeve që zhvilloi në Ballkan, Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker vizitoi edhe Shqipërinë, ku edhe pse nuk dha një datë fikse për çeljen e negociatave të anëtarësimit, theksoi se vendi ka realizuar reforma të rëndësishme.
Lidhur me vizitën e Presidentit të KE-së dhe takimin konstruktiv me të ka reaguar edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili ka vendosur theksin tek angazhimi i Shqipërisë për të vazhduar në rrugën e reformave jetike.
“Mesazhet e Presidentit të Komisionit Europian Juncker për ecurinë e reformave shtetkonsoliduese në Shqipëri janë inkurajim për të vijuar me kursin e reformave pavarësisht pengesave dhe vështirësive. Politika jonë e jashtme në rajon, e karakterizuar nga dinamizmi konstruktiv, trajtimi me realizëm e përgjegjshmëri i çështjeve ende të hapura në planin dypalësh, sikundër linjëzimi me politikën e jashtme të BE-së, janë asete që e bëjnë të dallueshme Shqipërinë në rajon. Viti 2018 përbën një mundësi të artë për të avancuar në procesin e anëtarësimit në BE”, shkruan Bushati.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply